Në përputhje me nenin 16 të Statutit, Federata e Pingpongut e Kosovës është në kërkim të ideatorëve për dizajnimin e logos së re.
FPPK-ja është e hapur për çdo individ dhe kompani që dëshiron të aplikoj.
Vlerësimi do të bëhet nga Komisioni profesional brenda Federatës së Pingpongut të Kosovës.
Modeli ideor me numrin më të lartë të pikëve të fituara do të fitoj shpërblimin në vlerë prej 300 euro.
Konkursi do të jetë i hapur deri me datën : 05 prill 2021.
Rezultati do të publikohet në faqen zyrtare të FPPK-së.
Për më shumë informata klikoni në linkun në vazhdim
http://fppk.com/file/repository/Kerkese_per_ofertim_per_llogo.pdf
INFO : Aplikimet mund të bëhen në formë elektronike duke dërguar email në [email protected].