STAG

TOP 8 U11 & U17 | Fituesit dhe rezultatet e turneut në Ferizaj

Fitore të pritura, talente që konfirmuan cilësinë dhe befasi që i dhanë garës edhe më shumë emocion!

Të dielën, në palestrën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, u zhvillua turneu TOP 8 për grupmoshat U11 dhe U17, në konkurrencën e djemve dhe të vajzave.

Në U11, Arijon Krasniqi (KPP Gani Maloku) dhe Zana Bllaca (KPP Gjilani-F) triumfuan bindshëm, duke i fituar të shtatë ndeshjet e tyre. Te djemtë, Detar Maloku dhe Met Hoxha plotësuan podiumin, ndërsa te vajzat, Erina Vranovci dhe Morea Azizi u renditën në vendet dy dhe tre.

Në U17, Sara Hoxha (KPP Shkolla Ahmet Hoxha), vetëm 13-vjeçare, fitoi kategorinë e vajzave me bilanc perfekt, shtatë fitore në shtatë ndeshje. Amra Gashi dhe Adea Kulla u renditën pas saj.

Te djemtë, Imran Duraki (KPP KVPP Prizreni) befasoi Rejan Krasniqin, duke e mposhtur në duelin e drejtpërdrejtë dhe duke siguruar vendin e parë me gjashtë fitore. Rejani u rendit i dyti, ndërsa Ari Krasniqi zuri vendin e tretë.

Rezultatet e këtij turneu konfirmojnë potencialin e lojtarëve të rinj dhe premtojnë rivalitet edhe më të fortë në garat e ardhshme të pingpongut kosovar.

Bashkangjitur më poshtë gjeni raportin e plotë me rezultatet dhe renditjen përfundimtare.

Me respekt,
FPPK