STAG

Turneu Memorial për veteran “Gani Maloku” - 17 dhe 18 tetor 2026

Federata e Pingpongut e Kosovës ju njofton se më 17 dhe 18 tetor 2026 do të mbahet Turneu Memorial për veteran “Gani Maloku”, i organizuar nga KPP Gani Maloku, në mbështetje të Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK).

Turneu do të zhvillohet në palestrën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00, në gjashtë kategori: U11, U13, U15, U19, seniorë dhe veteranë.

Orari i garave:

  • 17 tetor: U13, U15, U19 dhe veteranët.

  • 18 tetor: U11 dhe seniorët.

Turneu Memorial “Gani Maloku” synon të bashkojë gjenerata të ndryshme të pingpongut, duke ndërthurur energjinë e talenteve të reja me përvojën e veteranëve dhe pasionin e përbashkët për këtë sport.

Dy ditë garë, rivalitet dhe emocione, në nderim të emrit dhe trashëgimisë së Gani Malokut!