STAG

Turneu “Top 8” U11 dhe U17 zhvillohet më 11 tetor

Më 11 tetor në SHMU "Astrit Bytyqi" do të zhvillohet turneu “Top 8” për grupmoshat U11 dhe U17, në kuadër të aktiviteteve të Federatës së Pingpongut të Kosovës.

Garat do të fillojnë nga ora 10:00, ku lojtarët më të mirë të këtyre grupmoshave do të përballen mes vete.

Turnetë “Top 8” konsiderohen ndër garat më të forta të vitit, pasi në to përballen lojtarët më të mirë të grupmoshave përkatëse, duke sjellë konkurrencë të lartë dhe përballje të drejtpërdrejta për kreun e renditjes.