STAG

U mbajt Kampionati Individual i Kosovës për U11, U15, U19

Me datën 09.04.22 në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt Kampionati Individual i Kosovës për U11, U15, dhe U19 i cili pati një masovitet të lartë të të rinjëve të cilët shfaqën entuziazmin e madh të tyre për sportin e pingpongut duke i zhvilluar ndeshjet me shumë rivalitet por në një frymë sportive dhe shpresëdhënëse për të ardhmen.

Në kategorinë e meshkujve U11 ashtu siç pritej favorit i kësaj kategorie ishte Resul Smaili i cili në finale u ndesh me Olti Behlulin ndaj të cilit fitoi me rezultat 3-1 dhe u shpall kampion i kësaj kategorie. Në kategorinë e femrave U11 finalja ishte më dramatike ku u takuan Sara Hoxha dhe Vlera Beqa të cilat treguan lojë shumë të mirë dhe në fund Sara Hoxha arriti që të triumfoj me rezultat të ngushtë 3-2.

Në kategorinë e meshkujve U15 pati shumë ndeshje interesante deri në finale ku u takuan dy djelmoshat nga Ferizaji, Adriatik Maloku dhe Anes Behluli. Në fillim ndeshja ishte e barazpeshuar por pastaj Anesi arriti që ta siguroj titullin e kampionit duke fituar me rezultat 3-1. Në kategorinë e femrave U11 favorite ishte Taibe Ruli e cila në finale nuk lejoi befasi ku e mposhti Jona Hashanin me rezultat 3-0 dhe u shpall kampione.

Në kategorinë e meshkujve U19 patëm një finale të pritur ku u takuan djelmoshat nga Prizreni, Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari të cilën e fitoi Fatih me rezultat të pastër 3-0. Më interesantë dhe dramatike ishte finalja e femrave ku u takuan Shega Hashani dhe Lenë Osmani ku në fillim triumfoi Shega duke fituar dy setat e parë dhe u mendua që do ta mbyllte ndeshjen 3 me 0 por që Lena arriti të përmbys gjithqka duke triumfua në fund me rezultat 3-2 kështu për tu shpalluar kampione për kategorinë U19.

 

REZULTATET

U11 Femrat

1.Sara Hoxha

2.Vlera Beqa

3.Amra Gashi

3.Jonida Ibrahimi

 

U11 Meshkujt

1.Resul Smaili

2.Olti Behluli

3.Muhamet Mudut

3.Ari Bajrami

 

U15 Femrat

1.Taibe Ruli

2.Jona Hashani

3.Ajola Behluli

3.Elsa Hajrullahu

 

U15 Meshkujt

1.Anes Behluli

2.Adriatik Maloku

3.Eren Kaqaniku

3.Arti Karabaxhaku

 

U19 Femrat

1.Lenë Osmani

2.Shega Hashani

3.Jerina Rexhepi

3.Loresa Imeri

 

U19 Meshkujt

1.Fatih Karabaxhaku

2.Blend Hajdari

3.Adriatik Maloku

3.Sylejman Çerkini

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5210758182320483/5210588045670830

 

Aktivitetet e ardhshme

Me datën 16.04.22 do të organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U9, U13, U17 kurse me datën 17.04.22 Kampionati Ekipor: Java III – Superliga e Kosovës.