STAG

U mbajt Kampionati Individual për Veteranë

Të dielën në Ferizaj është mbajtur Kampionati Individual për Veteranë.në të cilin morën pjesë rreth 40 veteranë sipas kategorive 40-59, 60-64, 65-69, 70-74 dhe mbi 75 vjeç.

 

Në kategorinë më të re, 40-59 vjeç u ballafaquan mes vete lojtarë kryesisht aktivë edhe në Ligat e seniorëve dhe treguan pingpong cilësor. Kampion i ri u shpall Berkan Baymak, i cili në finale mundi Murat Kurtulushin , kurse Driton Shabani dhe Eroll Boshnjaku dolën të tretët.

Në kategorinë 60-64, Nehat Çitaku është kampion i ri, kurse Qamil Vishaj ka dalë i dyti, ndërkaq Qamil Statovci dhe Selami Latifi u renditën të tretët.

 

Kategoria 65-69 kishte më së shumti pjesëmarrës dhe pas shumë duelesh interesante, Remzi Shala doli kampion para Gani Pirevës, kurse Nezir Lokaj dhe Sadri Hulaj zunë vendet e e treta.

Kategoria mbi 70 vjeç, këtë herë u nda në dy nën kategori, 70-74 dhe mbi 75. 

 

Shasivar Veliu, doli i pari në kategorinë 70-74, para Jakup Bibajt në vendin e dytë dhe Shefqet Jasharit në të tretin. Vehbi Raçi, është kampioni i ri në kategorinë më të vjetër mbi 75 vjeç, para Shaip Reqicës në vendin e dytë dhe Faik Çitakut e Sulejman Sojevës në vendin e tretë.

Në ndeshjet e çifteve 40-59 Alimemet Kaçaniku dhe Eroll Boshnjaku zunë vendin e parë, dyshja Nehat Çitaku/Berkan Bajmak në të dytin dhe Gani Pireva/Agim Musliu e Murat Kurtulush/Ilir Jaha në të tretin.

 

Në ndeshjet dyshe për kategorinë 60+, Remzi Shala/Sadri Hulaj, dolën të parët, para Nezir Lokajt/Zenel Kadriajt në vendin e dytë, si dhe Jakup Bibaj/Vehbi Raqi e Sahit Sadiku/Sulejman Sojeva në të tretin.

 

Fituesit e 3 vendeve të para u shpërblyen me medalje e Kupa, në një garë të përshkuar me shumë miqësi, entuziazëm e pasion për pingpongun duke i sfiduar kufijtë e moshës gjë që e bëri garën më të bukur dhe në momente edhe atraktive.