STAG

U mbajt Seminari për Ngritjen e Kapaciteteve të FPPK-së

 Të shtunën, më 14 dhjetor, u mbajt seminari për ngritjen e kapaciteteve të FPPK-së. Ligjërues në seminar ishte eksperti ligjor, z.Jeton Oruçi, i cili ndau njohuritë dhe përvojën e tij me pjesëmarrësit, duke ofruar udhëzime të vlefshme për ndryshimet në ligjin e ri të sportit, dhe mënyrën si duhet të bëhen harmonizimet nga federata e klubet.

Ky aktivitet tërhoqi interes të madh nga pjesëmarrësit, duke dëshmuar rëndësinë e temave të trajtuara.