STAG

U organizuan xhirot 3 dhe 4 në ligën e parë dhe të dytë në pingpong

Sot, 9 prill, në tri lokacione të ndryshme u organizuan xhirot e xhirot 3 dhe 4 të garave ekipore në ligën e parë për meshkuj dhe femra si dhe në ligën e dytë për meshkuj.

Ndeshjet më të forta pa dyshim ishin në Ligën e pare të meshkujve që u zhvilluan nga ora 10:00 në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj. Befasi e javës ishin dy fitoret me rezultat 3:0 të ‘Hasan Prishtina’ ndaj Sharrit e Llapushes, ndërsa ‘Gani Maloku’ dhe Shkolla Prizreni vazhduan pa humbje.  Në të njejtin vend nga ora 13:00 u zhvilluan ndeshjet e ligës së dytë A, me që rast Drita M fitoi derbin ndaj Vitisë e kështu një xhiro para fundit siguroi vendin e pare të kësaj lige.

Edhe në ligën e parë për Femra u organizuan xhirot 3 dhe 4 me fillim nga ora 10:00 në shkollën 8 Marsi në Pejë, me që rast 3 klube (Istogu, Juniku e Shpresa) vazhduan pa humbje, duke e bërë mjaft interesant epilogun e kësaj lige kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund.  Nga ora 13:00 u organizuan edhe ndeshjet e ligës së dytë B, derbin Maestro vs Shqiponjat e zeza e fituan Shqiponjat me 3:2, e për të parin e kësaj lige do të vendoset në xhiron e fundit.

Liga e dytë C për regjionin e Prishtinës u organizua nga ora 10:00 në sallën e pingpongut në pallatin e rinisë dhe sportit, ndeshje derbin si dhe titullin e të parit të ligës e fitoj Galileo që fitoj ndaj Shkolles me rezultat 3:1.

Rezultatet dhe Tabelat

 

Aktivitetet e ardhshme

Me 15 prill në Ferizaj parashihet të organizohet kampionati individual i Kosovës për U9 dhe U13, ndërsa me 16 prill në Prizren parashihet të zhvillohen xhirot e radhës në superligën e Kosovës për Femra e Meshkuj.