Me datën 29.05.2022 në palestrën “Jeton Tërstena-Tota” në Vushtrri, Kpp Hasan Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës organizoi me sukses turneun përkujtimor “Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku” për kategoritë U11, U15 dhe U19 për meshkuj dhe femra. Turneu u zhvillua në 10 tavolina ku ishin të paraqitur rreth 260 pjesëmarrës duke shënuar një nga aktivitetet garuese më masovike në vitet e fundit në sportin e pingpongut në Kosovë. Kryetari i Kpp Hasan Prishtina z.Argjend Ferati në emër të klubit i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre masive në këtë aktivitet si dhe ata që e mbështetën organizimin e këtij turneu të organizuar në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e dhënë për sportin e pingpongut, në emër të figurave të njohura të sportit vushtrrias dhe jo vetëm, Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku. Një fjalë rastin e pati kryetari i nderit i klubit Kpp Hasan Prishtina z.Bajram Shallci i cili paraqiti para publikut kontributin dhe rezultatet kolosale të veteranëve të pingpongut, tashmë të ndjerë, Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku si dhe e ftoi kryetarin e komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizin që të ndajë mirënjohje postmortum për familjet e tyre, i cili pas një fjalimi të shkurtër u dëshiroi suksese të gjithë lojtarëve dhe e shpalli të hapur turneun.
Rrjedha e turneut
Në kategorinë e meshkujve U11 edhe kësaj radhe Resul Smajli arriti të shpallet kampion i kësaj kategorie ku në finale e mposhti Muhammed Mudutin me rezultat 3-0. Në kategorinë e femrave edhe në këtë turne në finale u takuan Sara Hoxha dhe Vlera Beqa por kësaj radhe fituese doli Vlera me rezultat 3-0 për tu shpallur kampione në këtë kategori.
Në kategorinë e meshkujve U15 patëm një finale të dy djelmoshave nga qyteti i Ferizajt ku u ndeshën Adriatik Maloku dhe Anes Behluli ku pas një dueli të fortë fitues doli Adriatiku me rezultat 3-1. Në kategorinë e femrave Taibe Ruli edhe njëherë e dëshmoi kualitetin e saj duke u shpallur kampione e kësaj kategorie ku në finale e mposhti Ajola Behlulin me rezultat të pastër 3-0.
Në kategorinë e meshkujve U19 ashtu siç pritej në finale u takuan Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari ku edhe këaj radhe përkundër rezistencës së Blendit, Fatih Karabaxhaku arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-1 për tu shpallur kampion i kësaj kategorie. Në kategorinë e femrave në finale u takuan Lenë Osmani dhe Shega Hashani ku Lena arriti ta tregoj formën e saj të mirë që po e kalon dhe e fitoi ndeshjen me rezultat të pastër 3-0 dhe u shpall kampione për kategorinë U19.
Fituesit
Kategoria U11
Femrat
1.Vlera Beqa
2.Sara Hoxha
3.Amra Gashi
3.Jonida Ibrahimi
Meshkujt
1.Resul Smajli
2.Muhammed Mudut
3.Ari Bajrami
3.Olti Behluli
Kategoria U15
Femrat
1.Taibe Ruli
2.Ajola Behluli
3.Elsa Behluli
3.Tana Çitaku
Meshkujt
1.Adriatik Maloku
2.Anes Behluli
3.Arti Karabaxhaku
3.Endri Reka
Kategoria U19
Femrat
1.Lenë Osmani
2.Shega Hashani
3.Leoresa Imeri
3.Taibe Ruli
Meshkujt
1.Fatih Karabaxhaku
2.Blend Hajdari
3.Adriatik Maloku
3.Arti Karabaxhaku
Për më shumë foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5353846548011645/5353801274682839