STAG

U zhvillua xhiro e fundit e kampionatit ekipor në Superligë dhe ligën e parë

Sot më 01.05.22 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u zhvillua xhiro e fundit e kampionatit ekipor për sezonin pranveror në Superligën e meshkujve dhe femrave si dhe në ligën e parë për meshkuj.

Në kategorinë e meshkujve në Superligë, ‘Lidhja e Prizrenit’ janë kampion të sezonit pranveror të cilët arritën t’i fitojnë të gjitha ndeshjet dhe ta ruajnë vendin e parë në tabelë të cilin e mbajtën gjatë gjithë sezonit. Në vendin e dytë mbetet ‘Priping’ me 6 fitore dhe 1 humbje.

Në kategorinë e femrave në Superligë, xhiro e fundit e përcaktoi kampionin pranveror ku u ndeshën dy favoritet  ‘Drita F’ dhe “Ahmet Hoxha F’, derbi ky i cili i takoi vajzave nga Gjilani të cilat triumfuan me rezultat 4 me 2 ndaj ‘Ahmet Hoxha F’ dhe kështu për ruajtur vendin e parë për sezonin pranveror me 7 fitore dhe asnjë humbje. Në vendin e dytë mbetet ‘Ahmet Hoxha F’ me 6 fitore dhe 1 humbje.

Në ligën e parë për meshkuj u zhvilluan mjaftë ndeshje interesante e poashtu edhe derbi për kampionin pranveror në mes të ‘KVPP Prizreni’ dhe ‘Vushtrria’ që i takoi ekipit nga Vushtrria me rezultat 4-2. Ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të ‘Hasan Prishtina’ dhe “Gani Maloku’ të cilën në fund e fituan ‘Hasan Prishtina’ me rezultat të ngushtë 4 me 3. Poashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në luftën për mbijetesë në mes të ‘Ahmet Hoxha MK’ dhe ‘Shkolla’ të cilën e fitoi ‘Ahmet Hoxha MK’ me rezultat të ngushtë 4-3.

TABELAT DHE REZULTATET