STAG

U zhvilluan xhirot 3 dhe 4 në ligat U15 dhe U19

Sot më 18.03.2023 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj u zhvilluan ndeshjet e javës së dytë në ligat U15 dhe U19 për meshkuj dhe femra, respektivisht u zhvilluan xhirot 3 dhe 4.

Në të gjitha ligat kishte ndeshje të forta përderisa tek femrat në U15 favoritët fituan me rezultat të thellë, në ligën U15 A dhe B të meshkujve ndeshjet ishin shumë të ngushta. Në U15A meshkujt –Lidhja e Prizrenit fitoj derbin me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Shkolla Prizreni, e në ligën U15B derbi ndërmjet Vushtrrisë dhe Ahmet Hoxha MK u takoi të rinjve nga Vushtrria që befasuan favoritin e kësaj lige me rezultat të ngushtë 3:2. 

Ndeshje e fortë ishte edhe ndeshja në ligën U19 F në ndeshjen ndërmjet Pejës dhe Lidhjes së Prizrenit, e cila po ashtu u mbyll me rezultat të ngushtë 3:2 në të mirë të vajzave nga Prizreni.

Në ligën U19 M ndeshje e mirë ishte ajo ndërmjet Gani Maloku vs Lidhja e Prizrenit e cili i takoi favoritit me 1:3

Në xhirot e javës së 3 do të përcaktohen kampionet e secilës ligë, pritet të ketë shumë ndeshje të forta në të gjitha ligat e të rinjëve

Në vijim rezultatet komplet dhe tabelat për të gjitha ligat.