STAG

U zhvilluan xhirot e fundit në ligën U17, “Ahmet Hoxha MK” kampion në kategorinë e femrave

Sot më 22.10.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan xhirot e fundit të kampionatit ekipor në ligën U17 për kategorinë e femrave kurse për kategorinë e meshkujve do të zhvillohen edhe ndeshjet e play off-it për tu shpallur kampioni.

Në kategorinë e femrave klubi nga Ferizaj, “Ahmet Hoxha MK” e përmbylli sezonin me fitore për tu kurorëzuar me titullin kampion për edicionin 2022 të udhëhequr nga trajneri Ardian Lamaxhema dhe vajzat Elsa Behluli, Ajola Behluli, Maxhire Sojeva, Elsa Hajrullahu dhe Elda Krasniqi. Ndeshje interesante u zhvillua edhe ajo në mes të “Ahmet Hoxha F” dhe “Peja F” e cila ishte e vlefshme për pozitën e vendit të tretë ku në fund “Ahmet Hoxha F” arriti ta fitoj me rezultat të ngushtë 3-2.

Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan xhirot e rregullta të fundit mirëpo për tu shpallur kampioni pët këtë edicion duhet të zhvillohen ndeshjet e play off-it pasi këtë vit kjo ligë është zhvilluar në dy grupe A dhe B ku në ligën A U17 në vendin e parë që nga fillimi i kampionatit kanë qenë “Lidhja e Prizrenit” e poashtu në ligën B U17 në vendi e parë ka përfunduar “Lidhja e Prizrenit II”, por vetëm pas ndeshjeve të play off-it do të mund të përcaktohet kampioni.

TABELAT DHE REZULTATET