Me datën 30.04.2022 në SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj u zhvilluan xhirot e fundit të ligës U17 për meshkuj dhe femra. U zhvilluan shumë ndeshje interesante të cilat edhe i përcaktuan kampionët e sezonit pranveror.
Në kategorinë e meshkujve në ligën A U17 kampion pranveror është favoriti i kësaj lige Lidhja e Prizrenit të cilët e përfunduan sezonin pranveror pa asnje humbje duke shënuar 6 fitore, të ndjekur nga Ahmet Hoxha me 5 fitore dhe 1 humbje. Në ligën B U17 poashtu ekipi nga Prizreni, Lidhja e Prizrenit II ka arritur që ta përfundoj sezonin pranveror me 7 fitore dhe asnjë humbje, pra kampion pranveror. Në vendin e dytë në këtë ligë janë befasia e këtij sezoni, Shqiponjat e Zeza (Deçan) të cilët e përfunduan sezonin pranveror në vendin e dytë me 6 fitore dhe 1 humbje.
Në kategorinë e femrave U17 kampion për sezonin pranveror me plotë meritë janë ekipi nga Ferizaji, Ahmet Hoxha MK të cilët e përfunduan sezonin me 8 fitore dhe asnjë humbje. Në vendin e dytë mbeten Prishtina F me 6 fitore dhe 2 humbje.
TABELAT DHE REZULTATET