STAG

U zhvilluan xhirot e javës së VII-të të kampionatit ekipor në ligën e parë dhe ligën e dytë në pingpong

Më 09.10.2022 në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan xhirot e javës së VII-të të kampionatit ekipor në ligën e parë dhe ligën e dytë. U zhvilluan mjaftë ndeshje interesante, e sidomos ndeshja në mes të ”Kpp Gani Maloku” dhe “Kpp Peja F” e cila përfundoi me rezultat 4-1 në të mirë të vajzave nga Peja të cilat me këtë fitore e siguruan titullin e kampionit për këtë edicion në ligën e parë të femrave një xhiro pa përfunduar kampionati.

Në kategorinë e meshkujve në ligën e parë “Kpp Vushtrria” shënoi dy fitore të rëndësishme për ta ruajtur kështu kreun e tabelës deri në xhiron e fundit ku do të ndeshet me konkurentët për titull këtë vit “KVPP Prizreni”. Ndeshje interesante u zhvilluan edhe në ligën e dytë ku u ndeshën “Kpp Klina” 2-4 “Kpp Dukagjini” si dhe ndeshja “Kpp Klina” 3-4 “Kpp Shqiponjat e zeza”.

Rezultatet dhe tabelat