STAG

U zhvilluan xhirot e radhës në ligën U17

Sot më 24.09.22 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan xhirot e radhës në ligën U17 për meshkuj dhe femra. Fillimisht u zhvilluan dy xhirot e radhës në kategorinë e meshkujve, ku patëm disa ndeshje interesante si ajo në mes të dy klubeve nga qyteti i Ferizajit, “Gani Maloku” vs “Ahmet Hoxha” që përfundoi me rezultat 3-0 si dhe ndeshja “Lidhja e Prizrenit II” vs “Vushtrria” që përfundoi me rezultat të ngushtë 2-3 në të mirë të djelmoshave vushtrrias të cilët arritën të befasojnë prirësit e tabelës. Në ndeshjet tjera fituan favoritët.

Në kategorinë e femrave derbi i kësaj jave ishte ndeshja në mes të dy konkurentëve për titullin e kampionit këtë vit “Ahmet Hoxha MK” dhe “Prishtina F” ku u zhvillua ndeshje shumë interesante, e tensionuar dhe me poena të gjatë e që në fund arritën ta fitojnë ndeshjen “Prishtina F” me rezultat të ngushtë 3-2 duke ua shkaktuar kështu humbjen e parë këtë vit ekipit “Ahmet Hoxha MK”. Poashtu ndeshja “Prishtina F” dhe “Peja F”, ishte ndeshje shumë interesante dhe e barazpeshuar, por që në fund vajzat nga Peja arritën ta fitojnë këtë ndeshje shumë të rëndësishme me rezultat të ngushtë 3-2. Ndeshje tjetër interesante u zhvillua edhe ajo në mes të “Ahmet Hoxha F” dhe “Artana” që përfundoi me rezultat të ngushtë 2-3. Në ndeshjet tjera favoritët nuk lejuan befasi. Klubet “Shpresa” dhe “Lidhja e Prizrenit F” largohen nga garat për shkak të mos zhvillimit të ndeshjeve.

TABELAT DHE REZULTATET