STAG

Veteranët e pingpongut manifestojnë Ditën e Flamurit

Sot, 26/11/2022, në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj nga ora 10:00 deri në 17:30, u organizua turneu i veteranëve “Dita e Flamurit”, me pjesëmarrje të 60 veteranëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Pas mirëseardhjes së të pranishmëve, filluan garat në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin në 5 kategori, e ne secilin kategori kishte nga 4 grupe me nga 4 e 5 lojtarë. Kategoritë individuale ishin të ndara në grupmoshat: mbi 70, 65-69, 60-64, 50-59 dhe 40-49. Dy më të mirët e secilit grup vazhduan pastaj në skeletin kryesor në sistem eliminimi deri në shpalljen e më të mirëve në secilën kategori.

Po ashtu u zhvilluan edhe garat e çifteve ku nga 19 çifte të paraqitura më të mirët dolën Ercan Karabaxhak / Eroll Boshnjaku që në finale me rezultat të ngushtë 3:2 triumfuan ndaj çiftit Ilir Jaha / Murat Kurtollush.

RADHITJA SIPAS KATEGORIVE:

Çiftet

  1. Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku
  2. Murat Kurtollush / Ilir Jaha
  3. Temelkov Risto / Jovanoski Petar
  4. Nehat Çitaku / Shasivar Veliu

Mbi 71

  1. Shaip  Reqica
  2. Bedri Hoti
  3. Vehbi Raqi
  4. Faik Çitaku

65-70

  1. Petae Jovanovski
  2. Sheshivar Veliu
  3. Jakup Bibaj
  4. Angel Simovski

60-64

  1. Bobi Grkovski
  2. Risto Temelkov
  3. Remzi Shala
  4. Selami Latifaj

50-59

  1. Eroll Boshnjaku
  2. Nehat Çitaku
  3. Eroll Karabaxhaku
  4. Vili Angeov

40-49

  1. Murat Kurtollush
  2. Alimemhet Kaqaniku
  3. Ercan Karabacak
  4. Yll Maloku

 

FOTO:  https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5881458098583818/5881450285251266/