STAG

Veteranet e pingpongut vazhdojnë traditën për nderë të Ditës së Flamurit

Me datë 25/11/2023, në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj nga ora 10:00 deri në 17:30, u organizua turneu i veteranëve Dita e Flamurit, me pjesëmarrje të rreth 50 veteranëve nga Kosova.

Aktiviteti filloj me intonimin e himnit, mirëseardhjes së të pranishmëve nga kryetari i veteranëve z. Sadri Hulaj, si dhe nderimit të veteranit Adem Berisha me një minutë heshtje.

Pastaj filluan garat në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin në 5 kategori, e në secilin kategori kishte nga disa grupe me nga 3 e 4 lojtarë.

Kategoritë individuale ishin të ndara në grup moshat: mbi 70, 65-69, 60-64, 50-59 dhe 40-49. Dy më të mirët e secilit grup vazhduan pastaj në skeletin kryesor në sistem eliminimi deri në shpalljen e më të mirëve në secilën kategori.

Po ashtu u zhvilluan edhe garat e çifteve, që kësaj radhe u ndanë në dy grup mosha, në çiftet e grup moshës mbi 60 vjeçare, dhe të çifteve 40-59 vjeçare.

Tek çiftet mbi 60 vjeçare ishin të paraqitura 6 çifte, e më të mirët dolën çifti Feim Rama/Remzi Shala të cilët në finale patën përballë legjendën e pingpongut prof Faik Çitaku me Nehat Çitakun, të cilët për të pranishmit shfaqën shumë poena atraktiv.

Tek çifte 40-59 edhe kësaj radhe më të mirët nga 9 çifte të paraqitura dolën Ercan Karabaxhak / Eroll Boshnjaku që në finale me rezultat 3:1 triumfuan ndaj çiftit Alimehmet Kaçaniku/Jeton Beqiri.

MË TË MIRËT SIPAS KATEGORIVE:

Çiftet mbi 60 vjeç

1. Remzi Shala/Feim Rama

2. Nehat Çitaku/Faik Citaku

3. Adem Idrizi/Sylejman Sojeva

3. Vehbi Raqi/Jakup Biba

Çiftet 40-59 vjeç

1. Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku

2. Alimemet Kaçaniku/Jeton Beqiri

3. Murat Kurtollush / Ilir Jaha

3. Ylli Maloku/Jeton Azizi

Mbi 70 vjeç

1. Shaip Reqica

2. Jakup Bibaj

3. Vehbi Raqi

3. Faik Çitaku

65-69 vjeç

1. Idriz Ademi

2. Kujtim Babuni

3. Adem Gashi

4. Sahit Sadiku

60-64 vjeç

1. Nehat Çitaku

2. Feim Rama

3. Remzi Shala

3. Sadri Hulaj

50-59 vjeç

1. Murat Kurtulus

2. Eroll Boshnjaku

3. Eroll Karabaxhaku

3. Ilir Jaha

40-49 vjeç

1. Alimemhet Kaqaniku

2. Jeton Beqiri

3. Driton Shabani

3. Yll Maloku