Federata e Pingpongut të Kosovës ka filluar një aktivitet sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për nder të Ditës Botërore të kësaj kategorie sportive.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë marr pjesë qytetarë të shumë të, cilët po promovonin sportin e pingpongut e disa ishin për herë të parë duke provuar këtë sport.
Kastriot Orana, anëtar i bordit të Federatës së Pingpongut, deklaroi se Dita Botërore e Pingpongut është më 6 prill, por për shkak të motit me shi, Federata e Pingpongut ka shtyrë këtë organizim për sot, raporton KosovaPress.
“Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite është promovimi i sportit të pingpongut. Është kërkesë nga Federata Botërore që të organizohet në vende të ndryshme si ndonjë shesh, rrugë kryesore të frekuentuar, plazh apo mal, në një vend më të jashtëzakonshëm se sa sallat ku realisht praktikohet pingpongu. Ne me anë të këtij aktiviteti dëshirojmë që të afrojmë pingpongun më afër qytetarëve, qytetarë të kenë mundësinë të luajnë nga afër me profesionistë të pingpongut si dhe të luajnë mes vete”, deklaroi Orana.
E pranishme ne këtë aktivitet ishte edhe lojtarja aktive e përfaqësues së Kosovës në pingpong Iliriana Haliti.
Ajo u shpreh se pingpongu është një sport me shumë benefite dhe i bënë mirë gjithsecilit, prandaj i ftoi të gjithë ta praktikojnë këtë sport.
“Jemi duke u munduar t’i bëjmë promovim sa më të mirë të mundur pingpongut dhe me i tërhjek qytetarët. Shteti ndihmon, domethënë sa i përket kushteve ekonomike që i kemi në Kosovë për momentit, kontribon në masë të madhe”,u shpreh Haliti.
Vlen të theksohet se ky aktivitet i organizuar nga Federata e pingpongut të Kosovës do të zgjasë tërë ditën ku do të ketë lojëra të ndryshme ndërmjet profesionistëve dhe lojtarëve jo aktiv të këtij sporti.