Nga data 15 deri më 19 gusht 2026, në ambientet e Shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, u zhvillua Youth Training Camp, i dedikuar zhvillimit dhe avancimit të sportistëve të rinj në pingpong.
Kampi u realizua nën udhëheqjen e ekspertit Mr. Oscar Roitman nga Argjentina, ekspert i certifikuar nga ITTF, i cili kontribuoi me përvojën dhe njohuritë e tij profesionale në përgatitjen teknike dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj, i cili u ndihmua nga Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës dhe trajnerët, duke synuar forcimin e bazës së të rinjve dhe krijimin e mundësive për zhvillim të mëtejshëm të tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.