Të dielën janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të garave ekipore në Superligën M&F, Ligën e Parë M&F dhe Ligën e Dytë A & B.
Në Superligën e meshkujve, Lidhja e Prizrenit, Liria dhe Dardania kryesojnë renditjen me nga 8 pikë. Lidhja e Prizrenit ka mundur Prishtinën dhe Shkollën e Prizrenit, Dardania Bashkimin dhe Shkollën, ndërsa Liria Prishtinën dhe Shkollën e Prizrenit.Bashkimi arriti fitoren e parë ndaj Pripingut me rezultat 4:3. Shkolla e Prizrenit dhe Shkolla e Prishtinës mbeten pa fitore në dy pozitat e fundit.
Në Superligën e femrave, Liria dhe Gjilani kryesojnë me të gjitha ndeshjet e fituara. Gjilani fitoi ndaj Dritës 4:3, ndërsa Liria ndaj Ahmet Hoxha F dhe Vushtrrisë. Vushtrria dhe Ahmet Hoxha F kanë nga 6 pikë, ndërsa Prishtina dhe Drita mbeten pa fitore.
Në Ligën e Parë për meshkuj, Ponte Prizreni kryeson me bilanc maksimal. Pas saj renditen Vushtrria, Ahmet Hoxha MK dhe Gani Maloku me nga 3 fitore dhe 1 humbje. Ahmet Hoxha mbetet pa fitore në vendin e fundit.
Në Ligën e Parë të femrave, Gani Maloku dhe Shkolla Ahmet Hoxha F kryesojnë me nga 8 pikë. Juniku ka 3 fitore, ndërsa Shpresa dhe Istogu nga 2 fitore. KVPP Prizreni, Peja dhe Artana mbeten pa fitore.
Në Ligën e Dytë A, Skenderaj dhe Drita M kryesojnë me nga 8 pikë. Ulpiana, Kalaja dhe Lipjani kanë nga 6 pikë, ndërsa Sharri mbetet pa fitore.
Në Ligën e Dytë B, Llapusha, Istogu, Dukagjini dhe Maestro kanë bilanc maksimal, ndërsa ekipet tjera mbeten pa fitore.