STAG

Zhvillohen xhirot e para të sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në pingpong

Sot në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan dy xhirot e para të sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës për kategorinë e meshkujve dhe të femrave. Ndeshjet u zhvilluan në një atmosferë sportive dhe kushte të mira organizative, ku patëm ndeshje mjaftë interesante.

Në kategorinë e meshkujve favoritët Kpp Lidhja e Prizrenit dhe Kpp Priping vazhduan me fitore, poashtu edhe Kpp Liria e cila arriti të siguroj dy fitore shumë të rëndësishme, ndaj Kpp Prishtina me rezultat të ngushtë 4-3 si dhe ndaj Kpp Dardania me rezultat 4-2.

Në kategorinë e femrave favoritët Kpp Drita F dhe Kpp Ahmet Hoxha F vazhduan serinë e tyre të fitoreve për ta bërë interesante garën për titullin e kampionit. Poashtu Kpp Prishtina F dhe Kpp Ahmet Hoxha MK shënuan nga dy fitore të rëndësishme, vlenë të përmendet ndeshja Kpp Ahmet Hoxha MK vs Kpp Vushtrria F, e cila ishte ndeshja më interesante e kësaj jave në kategorinë e femrave e që përfundoi me rezultat 4-3 në të mirë të ekipit nga Ferizaji, Kpp Ahmet Hoxha MK.

TABELAT DHE REZULTATET

Foto:  https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.5654101157986181/5654098037986493/ 

Aktivitetet e ardhshme

17.09.2022 - Kampionati Ekipor: Java V - Liga A U17M (2 xhiro), Liga B U17M (2 xhiro), Liga U17F (2 xhiro)

18.09.2022 - Kampionati Ekipor: Java VI - Liga 1M (2 Xhiro), Liga 2M A (2 xhiro), Liga 2M B (2 xhiro)