STAG

Zhvillohet java e dytë e garave ekipore në ligën U17

Sot më 19.03.2022 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj u zhvillua java e dytë e garave ekipore në ligën U17 për meshkuj dhe femra ku u zhvilluan xhirot 3 dhe 4. Në kategorinë e meshkujve në ligën U17A favoritët “Lidhja e Prizrenit” vazhduan me fitore duke fituar ndaj “Maestro” dhe “Shkolla Prizreni”, kurse në ligën U17B “Lidhja e Prizrenit II” poashtu arriti të siguroj dy fitore si dhe befasia e mirë e këtij edicioni në këtë ligë ekipi nga Deçani “Shqiponjat e zeza” prap arritën të fitojnë të dy ndeshjet për të vazhduar me sukses drejt kreut të tabelës.

Në kategorinë e femrave U17 poashtu u zhvilluan xhiro 3 dhe 4 ku pati disa ndeshje interesante. Në xhiron 3 derbi ishte në mes të “Ahmet Hoxha F” dhe “Prishtina F” ku në fund fitoi ekipi nga Prishtina me rezultat të ngushtë 3-2. Derbi tjetër i kësaj xhiro ishte “Gani Maloku” vs “Peja F” ndeshje e cila përfundoi me fitore të klubit “Gani Maloku” me rezultat të ngushtë 3-2. Në xhiron 4 derbi ishte ndeshja në mes të “Prishtina F” dhe “Artana” ku fitoi “Prishtina F” me rezultat 3-2 për të vazhduar serinë e sukseshme të fitoreve.

Rezultatet

TABELAT