STAG

U zhvillua java e tretë e Superligës së Kosovës – Lidhja e Prizrenit e fitoi derbin ndaj Priping

Sot me datën 17.04.22 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u zhvilluan xhirot e javës së tretë për meshkuj dhe femra. Në kategorinë e meshkujve derbi ishte ndeshja në mes të Kpp Liria dhe Kpp Priping i cili zgjati 3 orë e gjysmë ku pati duele shumë interesante dhe të barazpeshuara e që në fund i takoi Pripingut me rezultat të ngushtë 4-3. Ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Kpp Llapusha dhe Kpp Sharri, ndeshje e rëndësishme në luftën për mbijetesë në Superligë e cila përfundoi me fitore të Kpp Llapusha me rezultat 4 me 3.

Në xhiron e dytë të kësaj jave e gjithë vëmendja ishte tek derbi kryesor i sezonit pranveror në mes të Kpp Lidhja e Prizrenit dhe Kpp Priping të cilin e fitoi ekipi nga Prizreni me rezultat 4 me 2 kështu për të siguruar kreun e tabelës dhe me shumë gjasa edhe titullin e kampionit pranveror. Poashtu ndeshje mjaftë interesante e kësaj xhiro ishte edhe derbi lokal në mes të Kpp Prishtina dhe Kpp Dardania të cilin e fitoi Kpp Prishtina me rezultat të ngushtë 4-3.

Në kategorinë e femrave derbi i javës ishte ndeshja në mes të Kpp Ahmet Hoxha F dhe Kpp Prishtina F të cilin e fitoi Kpp Ahmet Hoxha F me rezultat 4-2. Në ndeshjet tjera favoritët Kpp Drita dhe Kpp Ahmet Hoxha F vazhduan me fitore. Ndeshja Kpp Ahmet Hoxha F - Ahmet Hoxha MK është shtyer.

TABELAT DHE REZULTATET