Me kënaqësi ju njoftojmë se World Table Tennis (WTT) ka zyrtarizuar datat e dy turneve të rëndësishme ndërkombëtare që do të organizohen në Prishtinë gjatë vitit 2027.
Sipas kalendarit zyrtar të WTT-së, turnet do të zhvillohen në këto data:
WTT Feeder Prishtina 2027
Data: 5–9 maj 2027
WTT Youth Contender Prishtina 2027
Data: 11–14 maj 2027
Këto dy ngjarje ndërkombëtare pritet të sjellin në Kosovë sportistë, trajnerë dhe delegacione nga vende të ndryshme të botës, duke e vendosur Prishtinën në qendër të vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar.
Organizimi i këtyre turneve përbën një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e pingpongut kosovar, si dhe në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën sportive ndërkombëtare.
Përtej rëndësisë sportive, organizimi i ngjarjeve të tilla ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e Kosovës në aspektin diplomatik, turistik dhe ekonomik, duke kontribuar në forcimin e imazhit të vendit, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe afirmimin e Kosovës si një destinacion për organizimin e ngjarjeve sportive të nivelit botëror.
Zyrtarizimi i datave dëshmon vazhdimësinë e angazhimit për organizimin e ngjarjeve sportive të nivelit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja për promovimin e sportit dhe të vendit tonë.
Për detajet e tjera organizative do t'ju njoftojmë në vazhdim.