STAG

Suspendohen te gjitha garat e FPPK-se per nje periudhe te pacaktuar deri ne njoftimin e radhes!

24 mars 2020

Të nderuar sportiste dhe perfaqesues te klubeve te pingpingut,

Për arsye të gjendjes së pandemisë të COVID-19 si dhe vendimeve të Qeverisë për kufizim të lëvizjes, Bordi i FPPK-së ka marrë vendim që të suspendohen të gjitha garat e FPPK-se për periudhë të pacaktuar deri në njoftimin e radhës nga Bordi i FPPK-se.

Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj.
FPPK - Zyra per Media

Shtyhen aktivitetet e parapara deri më 27 mars

Siç edhe jeni në dijeni Organizata Botërore e Shëndetësisë, KoronaVirusin, virus i cili ka përfshi të gjithë rajonin dhe më gjerë, e ka shpallë pandemi botërore. Dhe, si rrjedhojë e kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private. Po ashtu edhe Ministria e Sportit dhe KOK-ut kanë marrë vendim që të gjitha aktivitetet të zhvillohen pa pjesëmarrje të publikut.

Andaj Bordi i FPPK-së ka marrë vendim që aktivitetet e parapara me 14,15,21 dhe 22 mars të shtyhen deri pas 27 marsit, me qëllim që të jemi të kujdesshëm për shëndetin e anëtarëve të FPPK-së.

Bordi do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të eksplorojë mundësitë për datat e reja eventuale në koordinim me Komisionin e Garave, e do ju informojë në kohën e duhur tonë për çdo azhurnim, duke e mbajtur gjithmonë përparësinë kryesore shëndetin e lojtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë. 


 Ftesë për Ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitin 2019

FPPK fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitin financiar prej 01.01.2019 deri me 31.12.2019.


Datat e publikimit: 06 mars 2020
Data e mbylljes: 10 mars 2020, ora 16:00
Data e njoftimit: Më së largu me 11 mars 2020 (Pas mbajtjes së Mbledhjes së Bordit që është e paraparë me 10 mars 2020)


Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit
Autoriteti kontraktues: Federata e Pingpongut te Kosoves


Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:
– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.


Oferta duhet të përmbajë:
– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, FPPK do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).


Ofertat duhen të dërgohen ne fppk@fppk.com

2019-12-09

Rrahman Ademaj dhe Iliriana Haliti fitues te TOP turneut te seniorve

2019-12-05

Doracaku i ITTF edhe në gjuhën shqipe

2019-12-04

Organizohen TOP turnete e seniorve për vitin 2019

2019-12-02

KPP Prishtina organizon turne për të ndihmuar Shqipërinë

2019-12-02

U organizuan dy turne për Ditën e Flamurit

2019-11-27

FPPK në bashkëpunim me FSPK organizuan turne për 28 Nëntorin

2019-11-26

Organizohen dy turne për ditën e Flamurit në Ferizaj

2019-11-24

Me sukses u përmbyll liga ballkanike ne Pingpong

2019-11-23

Connect TT Youth Regional Balkan League

2019-11-23

Presidenti i ETTU-se Ronald Kramer ka hapur Ligen Ballkanike

2019-11-20

Organizohet liga rajonale e pingpongut në Prishtinë

2019-11-11

KONKURS- Për postin e Selektorit të reprezentacionit të Kosovës në pingpong