STAG

FPPK shpalli më të mirët për vitin 2020 – Linda Zeqiri dhe Kreshnik Mahmuti më të mirët

 

Me 13 shkurt në Hotel Magra në Bernicë, federata e pingpongut bëri shpalljen e më të mirëve për vitin 2020.

Të ftuarve në këtë ceremoni u drejtua kryetari i federatës z. Jeton Beqiri, i cili i njoftoi ata për punën e federatës gjatë vitit 2020, që për shkak të pandemisë kishte realizuar rreth 140 aktivitete të ndryshme, ishte shpallur si federata e 3-të më aktive gjatë pandemisë nga federata ndërkombëtare e pingpongut, kishte bërë trajnime të ndryshme për ngritje të kapaciteteve të saj, i është shtuar një gjyqtar ndërkombëtar si dhe 16 gjyqtar kombëtar, 3 anëtarë të saj janë zgjedhur pjesë të organeve të federatës evropiane, për sukseset e arritura në aktivitetin e vetëm në arenën ndërkombëtare nga të rinjtë ku u fituan disa medalje të arta, pastaj edhe për ndryshimin e statuti për ta harmonizuar me statutin e ITTF-it si dhe ligjeve të Kosovës, si dhe u premtoj lojtarëve se do të përpiqet edhe më shumë për të ngritur cilësinë e pingpongut në Kosovë.

Moderatori i këtij aktivitetit z. Jeton Oruqi i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në këto kushte të vështira e pastaj shpalosi para tyre vendimin e komisionit për zgjedhjen e më të mirëve që kishin paraparë fillimisht të jepnin mirënjohje të veçanta si në vijim:

1.                   Departamentit të sportit - nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport

2.                   Kryetarit të Pejës z.Gazmend Muhaxheri - Në promovimin e pingpongut në qytetin e Pejës dhe pajisjen e të gjitha shkollave me tabela të pingpongut.

3.                   Drejtoreshës së sportit në Pejë Xhenet Syka, Në promovimin dhe sensibilizimin e pingpongut në Pejë

4.                   Kryetarit të Ferizajt z. Agim Aliu - Për mbështetjen ndaj federatës në organizimet e shumta në vitin që lam pas.

5.                   Drejtorit të Shkollës: Basri Hasani - Për mundësinë e zhvillimit të garave dhe kampit të FPPK-së

6.                   KOK-ut- për bashkëpunimin e vazhdueshëm

7.                   STAG-ut sponzor gjeneral i pajisjeve të FPPK-së.

8.                   MELITA - Sponzori i quick books

9.                   Vlera - përkrahje në organizimin e aktiviteteve të fppk-së

10.                  Post-Mortum – mirënjohje për familjen e Xhemajl Cecelisë

11.                   Kosovainfo – mirënjohje për pasqyrim të aktiviteteve të fppk-së gjatë vitit 2020

Falënderim për të gjitha mediat për ndjekje të vazhdueshme të aktiviteteve të FPPK-së

 

Pas mirënjohjeve për kontributet e ndryshme u vazhdua me shpalljen e më të mirëve sipas kategorive të ndryshme që Komisioni i kishte vlerësuar duke u bazuar në rregulloren e FPPK-së për shpalljen e më të mirëve, që për bazë ka të arriturat gjatë vitit për secilën kategori si në vijim:

 

1.            Ekipi më i mirë i vitit për Juniorë:

Kampion i ligës së juniorëve të Kosovës dhe Kupës së Kosovës.

Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Blendi Hajdari, Fati Karabaxhaku, Shaban Peza dhe Erën Kaqaniku)

 

2.            Ekipi më i mirë i vitit për Senior -Femra:

Kampion i superligës së Kosovës dhe Kupës së Kosovës

Kpp “Drita” Gjilan (Alma Mehmeti, Bleona Mehmeti, Hanife Zeqiri, Linda Zeqiri)

 

3.            Ekipi më i mirë i vitit nëpër Senior -Meshkuj:

Kampion i superligës së Kosovës, finalist i Kupës së Kosovës

Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Berkan Bajmak, Dardan Imami, Fati Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti).

 

4.            Klubi më i suksesshëm i vitit

Klubi që ka arritur rezultatet me të mira, në total me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore ashtu edhe në garat individuale.

Në garat ekipore:

1) Senior meshkuj: vendi i parë në superligën e Kosovës

2) Senior meshkuj: vendi i parë në Kupën e Kosovës,

3) Senior femra: vendi i pestë garat ekipore

4) Junior: vendi i parë në Kampionatin e Kosovës

5) Junior:vendi i parë në Kupën e Kosovës;.

6) Individuale: vendi i parë në minikadete (F),

7) Individuale: vendi i parë në kadet (M),

8) Individuale: dy vendet e para në Junior (M),

9) Individuale: tre vendet e para në U21

10) Individuale: tre vendet e para Senior

Kpp ‘Lidhja e Prizrenit”-Prizren

 

5.            Punëtori sportiv i vitit:

Kontribut në masovisimin e pingpongut në FPPK me shtimin e 6 klubeve të reja, si dhe senzimilizim për pingpongun në rajonin e Pejës ku janë shpërndarë 70 tavolina nëpër shkolla të pingpongut.

Qamil Vishaj -  anëtar i bordit.

 

6.            Gjyqtari i vitit :

Gjyqtar i vitit, që u spikat për profesionalizëm të lartë gjatë ndarjes së drejtësisë në shumicën e garave në vend, në vitin 2020 ka marr edhe licencën ndërkombëtare.

Eroll Karabaxhaku, Gjyqtar

 

7.            Trajneri më i mirë:

Për kontributin e vazhdueshëm në ngritjen e pingpongut në Kosovë, për arritjet me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore (kampion në Superligë, dhe ligën e juniorëve, ashtu edhe fitues i kupës së Kosovës me Senior dhe Junior, poashtu edhe në ato individuale (Kampionin e ranglistës së seniorëve, Kampion dhe nënkampion i ranglistës së U21-ve, kampion dhe nen kampionin e ranglistës Juniorve, kampionin e ranglistës së kadetëve, gjithashtu kampione edhe me ranglistën e minikadeteve femra) gjithashtu është edhe ud. selektor i reprezentacionit të Kosovës.

Rifat Rifati, Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren

 

8.            Minikadetja më e mirë:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për minikadete,

Taibe Ruli, anëtare  e  Kpp “Lidhja e prizrenit”, Prizren

 

9.             Minikadeti më i mirë:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për minikadet,

Adriatik Maloku  anëtar i Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj

 

10.             Kadetja më e mirë:,

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadete,

Reprezentuesja e Kosovës dhe pjesëmarrëse në Conect liga në Shkup kampione në garat individuale me gjithsej 7 fitore

Shega Hashani, anëtare  e  Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj

 

11.             Kadeti më i mirë:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadet,

Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në Conect liga në Shkup në garat individuale kampion me 4 fitore

Blend Hajdari anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

 

12.          Juniorja më e mirë e vitit:

Nr 2 në ranglistën e Kosovës për juniore,

Reprezentuese e Kosovës dhe pjesëmarrëse në Conect liga në Shkup ka shënuar 5 fitore

Alma Mehameti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 

13.          Juniori më i mirë i vitit:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për Junior,

Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në Connect liga në Shkup në garat individuale dhe ekipore kampion me 7 fitore

Fatih Karabaxhaku  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

 

14.          U21 më e mirë e vitit:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për U21

Shega Hashani, anëtare e Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj

 

15.          U21 më i mirë i vitit:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për U21

Kreshnik Mahmuti, anëtar  i Kpp “Lidhja e Prizrenit”, Prizren

 

16.          Seniorja më e mirë e vitit:

Nr.1 në Ranglistën e Kosovës për senior

Linda Zeqiri, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 

17.          Seniori më i mirë i vitit:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për Senior,

Kreshnik Mahmuti  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

U mbajt Kuvendi i Rregullt dhe ai Zgjedhor per mandatin 2021-2025

Me datën 13/02/2021, në sallën e Hotel Magra në Bërnicë, federata e pingpongut mbajti kuvendin e rregullt dhe zgjedhor, me këtë rast edhe u zgjodhën organet e reja të federatës për ciklin olimpik 2021 -2025 duke u bazuar në statutin e ri të FPPK-së. Zgjedhjet u mbajtën për : për Kryetarin, për anëtarët e bordit ekzekutiv, për anëtarët e bordit të apelit, për anëtarët e këshillin mbikëqyrës, për anëtarët e komisionit disiplinor, për anëtarët e komitetit të gjyqtarëve, për anëtarët e komitetit të veteranëve si dhe për anëtarët e komitetit të trajnerëve. Ditë më parë u organizuan edhe zgjedhjet për anëtarët e komisionit të sportistëve. Zgjedhjet u vëzhguan për se afërmi nga përfaqësuesit e departamentit të sporti (MKRS) dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët vlerësuan mjaft lart qeverisjen e transparencën e lartë dhe të arriturat e deritanishme si dhe tërë procesin e punës së kuvendit dhe të zgjedhjeve.

Në garën për kryetar kandidat ishte vetëm Jeton Beqiri i cili me shumicë të votave u zgjodh kryetari i ri i federatës.

Pastaj u zgjodhën anëtarët e rinj të bordit ekzekutiv të federatës:

1. Besim Hajdari

2. Besnik Behluli

3. Blerina Boshnjaku

4. Edona Shabani

5. Feim Rama

6. JetonOruçi

7. Linda Zeqiri

8. Miranda Dacaj

9. Qamil Vishaj

10. Ridvan Hashani

Anëtarët e bordit apelit të federatës:

1. Sheremet Hoti (kryetar)

2. Veton Gota

3. Nexhmedin Krasniqi

4. Naim Ferati

5. (do caktohet nga bordi ekzekutiv për deri në kuvendin e ardhshëm)

Anëtarë e këshillit mbikëqyrës:

1. Bekim Kryeziu (kryetar)

2. Veton Pira

3. Sadri Hulaj

Anëtarët e komisionit disiplinor:

1. Arton Haxhijaj (kryetar)

2. Jeton Mazreku

3. Nezir Lokaj

Anëtarët e Komitetit të gjyqtarëve:

1. Bashkim Gashi (Kryetar)

2. Burim Gjoci

3. Isak Maxhera

Anëtarët e komitetit të veteranëve:

1. Adem Berisha (kryetar)

2. Vehbi Raçi

3. Remzi Shala

Anëtarët e komitetit të trajnerëve:

1. Drejtori i reprezentacionit (kryetar)

2. Dardan Imami

3. Ardian Lamaxhema

Kreshnik MAHMUTI dhe Linda ZEQIRI kampion te turneut TOP 12 (M) dhe TOP 8 (F) per Senior

Me daten 26 dhe 27 dhjetor ne SHFMU "Tefik Canga" ne Ferizaj u mbajt turneut TOP 12 (M) dhe TOP 8 (F) per Senior. Garat u zhvilluan ne atmosfere sportive dhe pati shume ndeshje interesante. Pas 11 (M) dhe 7 (F) xhirove te zhvilluara u arriten keto rezultate :

Meshkujt:

1. Kreshnik Mahmuti

2. Fatih Karabaxhaku

3. Dardan Imami

4. Blend Hajdari

5. Eroll Boshanjaku

6. Ylli Maloku

7. Erxhan Karabaxhak

8. Veton Gota

9. Orhan Kurteshi

10. Alimehmet Kaqaniku

11. Feim Rama

12. Imran Ramadani

Femrat :

1. Linda Zeqiri

2. Alma Mehmeti

3. Ilirjana Haliti

4. Shega Hashani

5. Hanife Zeqiri

6. Jerina Rexhepi

7. Alma Hoxha

8. Taibe Ruli

Urime dhe suksese. FPPK

KPP DRITA nga Gjilani - Kampion i Superliges se Femrave te Kosoves per vitin 2020

 

KPP Drita (femrat) perfundoi sezonen ne garat ekipore me nje bilanc perfundimtare me 15 fitore dhe 1 humbje, te cilen humbje e pesuan nga KPP Ahmet Hoxha me rezultat 3:1, e i cili ekip poashtu perfundoi garat ekipore me 15 fitore dhe 1 humbje dhe pasi ne sezonin pranveror KPP Drita ka shenuar fitore me rezultat 3:1 ndaj KPP Ahmet Hoxha, kampioni u percaktua vetem pas llogaritjes se diferences ne sete te ndeshjeve individuale (18:15 ne favor te KPP Drita) dhe ne saje te diferences prej +3 seteve te ndeshjeve individuale ne favor te KPP Drita ata edhe u shpallen Kampion dhe nga Kryetari i FPPK, z. Beqiri pranuan medaljet dhe Kupen e Kampionit!

Anetaret kampion te KPP DRITA nga Gjilani:

- Linda Zeqiri

- Alma Mehmeti

- Bleona Mehmeti

- Hanife Zeqiri

- Jeton Azizi (trajner)

Urime KPP Drita !

KPP Lidhja e Prizrenit (J) - Kampion i Liges se Junioreve te Kosoves per vitin 2020

 KPP Lidhja e Prizrenit (juniorë) perfundoi xhiron e 18-te (te fundit) ekipore dhe u shpallen Kampion te Liges se Junioreve te Kosoves per vitin 2020 me 18 fitore dhe asnje humbje dhe nga Nenkryetari i FPPK, z. Besim Hajdari pranuan medaljet dhe Kupen e Kampionit!

Anetaret kampion te KPP Lidhja e Prizrenit (juniorë):

- Fatih Karabaxhak

- Blend Hajdari

- Shaban Peza

- Eren Kaqaniku

- Rifat Rifati (trajner)


Urime KPP Lidhja e Prizrenit !

Argjend Ferati (kryetar i Komisionit te Marketingut ne FPPK), perzgjedhet nga Federata Nderkombetare e Pingpongut (ITTF) qe te jete Promovues formal i Dites Boterore te Pingpongut ne vitin 2021 per Kosove.

Argjend Ferati (kryetar i Komisionit te Marketingut ne FPPK), perzgjedhet nga Federata Nderkombetare e Pingpongut (ITTF) qe te jete Promovues formal i Dites Boterore te Pingpongut ne vitin 2021 per Kosove.

Per kete aktivitet, Argjendi do te perkrahet nga ITTF me mjete materiale/logjistike dhe veshmbathje formale derisa edhe FPPK do hartoje nje program te bashkepunimit te perbashket me ITTF ne festimin e promovimin e kesaj dite me rendesi. Objektiva e Argjendit eshte te organizoje nje ngjarje sportive per te shenuar Diten Boterore te Pingpongut me 06 prill 2021 me fokus ne fuqizimin e femrave dhe barazine gjinore dhe motivoje te tjeret te merren me sportin e pingpongut!

Urime dhe suksese Argjend! 

Priping organizon turneun "PINK PONG Breast Cancer Awareness"

 

KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, "PINK-PONG Breast Cancer Awareness" për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.

Pjese e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK!

Ky turne është përkrahur nga Kompania e Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria në Kosove dhe Rotary Club Neëborn Prishtina. Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse juve krejt çka ju duhet është të vini në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2020, nga ora 18:00.

Me respekt,

Keshilli organizativ

048 406 406

Shtyhen aktivitetet e parapara deri më 27 mars

Siç edhe jeni në dijeni Organizata Botërore e Shëndetësisë, KoronaVirusin, virus i cili ka përfshi të gjithë rajonin dhe më gjerë, e ka shpallë pandemi botërore. Dhe, si rrjedhojë e kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private. Po ashtu edhe Ministria e Sportit dhe KOK-ut kanë marrë vendim që të gjitha aktivitetet të zhvillohen pa pjesëmarrje të publikut.

Andaj Bordi i FPPK-së ka marrë vendim që aktivitetet e parapara me 14,15,21 dhe 22 mars të shtyhen deri pas 27 marsit, me qëllim që të jemi të kujdesshëm për shëndetin e anëtarëve të FPPK-së.

Bordi do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të eksplorojë mundësitë për datat e reja eventuale në koordinim me Komisionin e Garave, e do ju informojë në kohën e duhur tonë për çdo azhurnim, duke e mbajtur gjithmonë përparësinë kryesore shëndetin e lojtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë. 


 Ftesë për Ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitin 2019

FPPK fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitin financiar prej 01.01.2019 deri me 31.12.2019.


Datat e publikimit: 06 mars 2020
Data e mbylljes: 10 mars 2020, ora 16:00
Data e njoftimit: Më së largu me 11 mars 2020 (Pas mbajtjes së Mbledhjes së Bordit që është e paraparë me 10 mars 2020)


Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit
Autoriteti kontraktues: Federata e Pingpongut te Kosoves


Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:
– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.


Oferta duhet të përmbajë:
– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, FPPK do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).


Ofertat duhen të dërgohen ne fppk@fppk.com

2019-12-02

U organizuan dy turne për Ditën e Flamurit

2019-11-27

FPPK në bashkëpunim me FSPK organizuan turne për 28 Nëntorin

2019-11-26

Organizohen dy turne për ditën e Flamurit në Ferizaj

2019-11-24

Me sukses u përmbyll liga ballkanike ne Pingpong

2019-11-23

Connect TT Youth Regional Balkan League

2019-11-23

Presidenti i ETTU-se Ronald Kramer ka hapur Ligen Ballkanike

2019-11-20

Organizohet liga rajonale e pingpongut në Prishtinë

2019-11-11

KONKURS- Për postin e Selektorit të reprezentacionit të Kosovës në pingpong

2019-11-11

Alma Mehmeti dhe Kreshnik Mahmuti fitues edhe te TOP 8 per U21

2019-11-08

Kreshnik Mahmuti dhe Alma Mehmti fitues të TOP 8 PËR JUNIOR

2019-11-01

FPPK përsëri në ballinën e ITTF-it

2019-10-31

FPPK pjesemarrese ne "Annual Coaching Conference 2019" organizaur nga ETTU dhe ITTF