STAG

Shorti i turneut "Dita e Boshnjakëve"

Bashkëngjitur e gjeni shortin e turneut për Senior/e "Dita e Boshnjakëve" i cili do të mbahet këtë të diele duke filluar nga ora 10:00 në SHFMU “Mushnikova” në fshatin Mushnikovë.


Lokacioni: https://goo.gl/maps/nitPAuwG2wiDJAs98


Suksese. 

Shorti i turneut TOP 8 për U15

Te bashkengjitur e gjeni shortin e turneut TOP 8 per U15 per meshkuj dhe femra i cili do te mbahet te shtunen me 1 tetor duke filluar nga ora 10:00 ne SHFMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.


Suksese. 

Fillojnë garat ekipore në ligën e parë për sezonin vjeshtor

Të dilën me 4 shtator duke filluar nga ora 10:00 në SHMU Dardania në Pejë (https://goo.gl/maps/15ZfnqRdunGHT2Qh8) është paraparë fillimi i garave ekipore të ligës së parë për meshkuj dhe femra. Edhe në sezonin vjeshtor Peja do të vazhdojë të jetë nikoqire e organizimit të garave ekipore në ligën e parë, ku na presin mjaftë ndeshje interesante deri në fund të sezonit.

Në ligën e parë për meshkuj do të zhvillohen dy xhiro ku ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Kpp Hasan Prishtina vs KVPP Prizreni si dhe Kpp Vushtrria vs Kpp Shkolla Prizreni. Poashtu edhe në ligën e femrave do të zhvillohen dy xhiro ku derbi pritet të jetë ndeshja në mes të Kpp Gani Maloku vs SHPP Ahmet Hoxha F.

Orari i ndeshjeve të kësaj fundjave:

 

Organizohet kampionati individual i Kosovës për veteranë

Me datën 26.06.2022 në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj është paraparë të organizohet kampionati individual i Kosovës për veteranë.

Kampionati do të organizohet për këto kategori:

 

  • 40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1982 ose përpara)
  • 50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1972 ose përpara)
  • 60 - 65 vjeçar (të lindur në vitin 1962 ose përpara)
  • 66 – 70 vjeçar (të lindur në vitin 1956 ose përpara)
  • mbi 71 vjeçar (të lindur në vitin 1951 ose përpara)
  • Çifte (Double)

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën më 22 qershor në ora 16:00 në emailin [email protected]

Shorti do të hidhet para fillimit të garave.

 

Shorti i turneut "Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku"

Te bashkengjitur e gjeni shortin dhe orarin e ndeshjeve te turneut perkujtimor "Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku" per U11, U15, U19 qe do te mbahet te dielen me fillim nga ora 10:00 ne Palestren "Jeton Terstena - TOTA" ne Vushtrri (https://goo.gl/maps/mgE9PJWXK3HWKuqF7).

Turneu do te zhvillohet ne 10 tavolina ku nga ora 10:00 do te filloj kategoria U15, nga ora 12:30 kategoria U11 dhe nga ora 13:30 kategoria U19. Pushimi i drekes do te jete nga ora 13:00 ku do te ofrohet nga nje shujte per te gjithe pjesemarresit nga organizatori Kpp Hasan Prishtina.

*Verejtje

Per shkak te numrit te madh te ndeshjeve ju lutemi te jeni sa me te sakte ne orarin e ndeshjeve, ngase lojtari mund ta humb ndeshjen nese thirret nga arbitrat dhe nuk eshte prezent ne salle.

Organizohet turneu përkujtimor për U11, U15, U19 “Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku”

Me datën 29.05.2022 nga ora 10:00 në palestrën “Jeton Terstena” në Vushtrri Klubi i Pingpongut “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me FPPK-në do të organizojnë turneun për grupmoshat U11, U15 dhe U19 për meshkuj dhe femra i cili këtë vit do të jetë përkujtimor dhe do të mbajë emrin e dy legjendave të klubit “Hasan Prishtina” dhe veteranëve të pingpongut, Xhemajl Cecelia dhe Izet Korllaku.

Të drejtë pjesëmarrje në këtë turne kanë të gjithë lojtarët e moshës deri 19 vjeq respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2011 (U11), 2007 (U15) dhe 2003 (U19) të cilët mund të paraqitën më së shumti në dy kategori.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 25 maj në ora 16:00 vetëm në emailin [email protected]

*Luteni që lojtarët e paraqitur t’i radhitni sipas alfabetit.

Shorti do të hidhet online të enjten me 27 maj dhe do të jetë i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

 

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Shorti i turneu të 23-të përkujtimor për senior/e "Ahmet Hoxha 2022"

Te bashkengjitur e gjeni orarin dhe shortin e turneut te 23-te perkujtimor per senior/e "Ahmet Hoxha 2022" qe do te mbahet me daten 22 maj ne SHFMU 'Tefik Çanga' ne Ferizaj.Hapja e turneut do te filloj ne oren 10:00 kurse nga ora 10:30 do te behen homazhe tek varri i heroit te Kosoves, Ahmet Hoxha.


Ne oren 10:00 do te fillojne ndeshjet e fazes se grupeve per kategorine e meshkujve dhe nga ora 11:30 faza e grupeve per kategorine e femrave kurse pas pushimit te drekes nga ora 13:00 do te fillojne ndeshjet ne skeletin kryesor per meshkuj dhe femra.


Verejtje: Te gjithe lojtaret jane te obliguar te jene ne salle 10 minuta para fillimit te ndeshjes si dhe ndalohet konsumimi i ushqimit brenda salles.Faleminderit per mirekuptim.

Suksese.

Organizohet turneu i 23-të përkujtimor për senior/e "Ahmet Hoxha 2022"

FPPK në bashkëpunim me klubet e pingpongut që mbajnë emrin e heroit "Ahmet Hoxha" me 22 maj 2022 nga ora 10:00 në SHFMU "Tefik Çanga" në Ferizaj organizojnë turneun e 23-të përkujtimor për senior/e "Ahmet Hoxha 2022" për nder të veprës dhe kontributit të heroit të Kosovës, Ahmet Hoxha.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri me datën 18.05.22 në ora 16:00 në emailin [email protected]

Të drejtë për paraqitje kanë të gjithë lojtarët mbi 14 vjeç. Shorti do të hudhet online të enjtën me datën 19.05.22 dhe do të jetë i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

SHORTI - Kupa e Republikës së Kosovës

Te bashkengjitur e gjeni shortin dhe orarin e Kupes se Kosoves qe do te mbahet kete vikend me 14 dhe 15 maj ne SHFMU 'Tefik Çanga' ne Ferizaj.


Suksese. 

Organizohet Kupa e Republikës së Kosovës

Këtë vikend me 14 dhe 15 maj në shkollën ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj është paraparë të organizohet Kupa e Republikës së Kosovës (ekipore) për Junior (U17) dhe Senior. Garat do të zhvillohen në sistem eleminimi me 3 të fituara.

Të shtunën nga ora 10:00 do të zhvillohen ndeshjet në kategorinë e juniorëve (U17) kurse të dielen ndeshjet në kategorinë e seniorëve.

Afati për paraqitje të ekipeve është deri të mërkurën (11.05.22) në ora 16:00.

Shorti do të hudhet të enjten nga ora 20:00 online dhe do të mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.

 

Organizohet turneu memorial “Gazmend Berisha / Kalega”

Te shtunen me 7 maj ne shkollen "8 marsi" ne Peje do te organizohet Turneu Memorial për Junior dhe Senior “Gazmend Berisha / Kalega” i organizuar nga organizatat e dalura nga lufta: OVL, SHFD dhe SHILte UÇK-së ne bashkëpunim me klubet e FPPK-se Kpp ”Peja-F” & Kpp ”Maestro” Pejë.

Kete vit turneu do te jete i mbyllur dhe te drejte pjesemarrje do te kene vetem ata qe ftohen nga organizatoret.

Shorti do te hudhet para fillimit te garave.

Lavdi per jeten dhe vepren e deshmoreve!

Shorti i Kampionatit Individual të Kosovës për U9, U13, U17

Te bashkengjitur e gjeni shortin dhe orarin e KIK U9, U13, U17 i cili do te mbahet kete te shtune ne SHMU Tefik Çanga ne Ferizaj.

Nga ora 10:00 do te fillohet me kategorine U13, nga ora 12:00 kategoria U9 dhe nga ora 13:00 kategoria U17. 


*Verejtje

Per shkak te numrit te madh te ndeshjeve ju lutemi te jeni sa me te sakte ne orarin e ndeshjeve, ngase lojtari mund ta humb ndeshjen nese thirret nga arbitrat dhe nuk eshte prezent ne salle. Poashtu ndalohet konsumimi i ushqimit brenda hapsires se salles.


Suksese.

Organizohet Kampionati individual i Kosovës për U9, U13, dhe U17

Me datën 16 prill me fillim nga ora 10:00 në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U9, U13, dhe U17.

Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet vetëm në garat individuale.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqiten në maksimum dy kategori që ua mundëson mosha.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 13 prill në ora 16:00.

Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U9, U13, U17 kanë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës 9, 13 dhe 17 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2013, 2009 dhe 2005.

*Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit.

Shorti do te hidhet të enjten me 14 prill nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Zhvillohet java e dytë e Superligës së Kosovës: Priping fitoi derbin ndaj Dardanisë

Me datën 10.04.22 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvillua java e dytë e kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës. Në katëgorinë e meshkujve derbi i kësaj jave ishte në mes të dy klubeve nga Prishtina, Kpp Priping dhe Kpp Dardania ku fitoi Pripingu me rezultat 4-0 për të vazhduar kështu serinë e fitoreve. Poashtu pretendentët për titull Kpp Lidhja e Prizrenit shënuan dy fitore të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës deri në javën tjetër ku do të kemi ndeshje direkte në mes të dy vendeve të para të tabelës (Lidhja e Prizrenit vs Priping).

Në kategorinë e femrave favoritët Drita dhe Ahmet Hoxha vazhduan serinë e fitoreve duke shënuar nga dy fitore për ta bërë më interesant vazhdimin e sezonit. Ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Ahmet Hoxha MK dhe Shpresa e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Dardania femrat largohen nga garat ekipore të Superligës pasi kanë më shumë se 3 ndeshje me rezultat zyrtar.

TABELAT DHE REZULTATET

Shorti i Kampionatit Individual të Kosovës për U11, U15, U19

Te bashkengjitur e gjeni shortin dhe orarin e KIK U11, U15, U19 i cili do te mbahet kete te shtune ne SHMU Tefik Çanga ne Ferizaj ku nga ora 10:00 ku do te fillohet me kategorine U11, nga ora 11:00 kategoria U15 dhe nga ora 13:00 kategoria U19. 


*Verejtje

Per shkak te numrit te madh te ndeshjeve ju lutemi te jeni sa me te sakte ne orarin e ndeshjeve, ngase lojtari mund ta humb ndeshjen nese thirret nga arbitrat dhe nuk eshte prezent ne salle.


Suksese. 

Organizohet turneu për nderë të Ditës së Kushtetutës së Kosovës

Te shtunen, me 09 prill, ne sallen e pingpongut ne Pallatin e Rinisi dhe Sportit ne Prishtine nga ora 10:00 organizohet turneu per Diten e Kushtetutes se Kosoves.

Te drejte pjesemarrje kane vetem te punesuarit pasi turneu organizohet nen ombrellen e Federates Sportive te Punetoreve te Kosoves ne bashkepunim me FPPK-ne.

Kater vendet e para do te shperblehen me kupe, medalje, diplome dhe mjete monetare nga FSPK.

Paraqitja mund te behet permes email [email protected] por edhe para fillimit te turneut. Kete dite do nenshkruhet edhe marreveshja e bashkepunimit mes FSPK dhe FPPK.

Koordinator i kesaj ngjarje nga FPPK eshte Prof. Abedin Bahtiri.

Urime Dita e Kushtetutes.

Suksese.

Organizohet java e dytë e garave ekipore në Superligën e Kosovës

Të dielën me datën 10.04.22 duke filluar nga ora 10:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të zhvillohen xhirot e radhës të javës së dytë të Superligës në katëgorinë e meshkujve dhe femrave.

Në kategorinë e meshkujve derbi i kësaj jave pritet të jetë derbi lokal i qytetit të Prishtinës ku do të ndeshen Kpp Dardania dhe Kpp Priping. Ndërsa në kategorinë e femrave derbi pritet të jetë ndeshja në mes të Kpp Drita F vs Kpp Prishtina F, si dhe Kpp Ahmet Hoxha F vs Kpp Vushtrria F.

Orari i gjitha ndeshjeve që do të zhvillohen:

Organizohet Kampionati individual i Kosovës për U11, U15, U19

Me 9 prill me fillim nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U11, U15, U19.

Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet vetëm në garat individuale. Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqiten në maksimum dy kategori që ua mundëson mosha.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 6 prill në ora 16:00. Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U11, U15, U19 kanë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës 11, 15 dhe 19 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2011, 2007 dhe 2003.

*Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit. Shorti do te hidhet të enjten me 7 prill nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Përfaqësuesja e femrave në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Sot perfaqesuesja e femrave ka arritur ne Bosnje dhe Hercegovine ku neser do te zhvilloje ndeshjet e para te fazes se pare te kualifikimeve per Kampionatin Evropian ku do te ndeshet me perfaqesuesen e Izraelit dhe Bosnje dhe Hercegovines.

Suksese.

Përfaqësuesja e meshkujve në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Perfaqesuesja e Kosoves sot ka zhvilluar dy ndeshje ne kategorine e senioreve ne fazen e pare te kualifikimeve per Kampionatin Evropian. Ndeshjen e pare e ka zhvilluar kunder Norvegjise, ndersa ndeshjen e dyte kunder Bullgarise, ne te dy ndeshjet perfaqsuesja jone pati paraqitje dinjitoze, mirpo te dy ndeshjet i humbi me rezultat 3-0.

Neser perfaqesuesja jone do te zhvilloje ndeshjen me perfaqesuesen e Latvise.

Suksese. 

SHORTI i Kampionatit Individual të Kosovës për Seniore/ë "Adem Jashari"

Te bashkengjitur e gjeni shortin e Kampionatit Individual te Kosoves per Seniore/ë "Adem Jashari" i cili do te zhvillohet me daten 26 dhe 27 mars prej ores 10:00 ne SHMU "Tefik Çanga" ne Ferizaj.

Te shtunen do te fillohet me fazen e grupeve (meshkuj dhe femra), çiftet meshkuj dhe çiftet femra kurse te dielen do te vazhdohet me skeletin kryesor dhe çiftet te perziera (mix). 

 

 Suksese.

 

Organizohet Kampionatin Individual i Kosovës për Seniore/ë "Adem Jashari"

Me 26-27 mars me fillim nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për Seniore/ë. Me 26 mars janë paraparë të organizohen xhirot e para të garave individuale, ose faza e grupeve, si dhe garat e dhe çiftet meshkuj, femra dhe të përziera, ndërsa 27 mars do të vazhdohet me skeletin kryesor në garat individuale për meshkuj dhe femra.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 23 mars në ora 16:00. Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin e seniorëve kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës mbi 14 vjeçare, respektivisht siç parashihet në nenin 6 pika 3 e rregullores për sistemin e garave http://fppk.com/file/repository/Rregullorja_per_sistemin_e_garave_2022_1.pdf

Luteni që lojtarët e paraqitur t'i radhitni sipas alfabetit.

Shorti do te hidhet të enjten me 24 mars nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithëpërfaqësuesit e klubeve.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

 

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Organizohen xhirot e para të kampionatit ekipor në Ligën e parë, Ligën e dytë dhe Ligën e Juniorëve U17

Me 12 dhe 13 mars pritet të fillojnë kampionatet ekipore në Ligën e parë, Ligën e dytë (A dhe B) dhe Ligën e Juniorëve U17 (A dhe B).

Të shtunën më 12 mars në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj do të fillojë Liga e Juniorëve U17 kurse të dielën me 13 mars në shkollën “8 Marsi” në Pejë janë paraparë të fillojnë Liga e parë dhe Liga e dytë (A dhe B) në kategorinë e meshkujve dhe femrave.

Nga ky vit për shkak të numrit të madh të klubeve është shtuar edhe Liga e dytë ku do të jenë interesante duelet në mes të klubeve të reja. Rivalitet i madh pritet të jetë në Ligën e parë duke pas parasyshë nivelin e njejtë të shumicës së klubeve që synojnë kalimin në Superligë, e poashtu edhe për mbijetesë në Ligën e parë.

Në vazhdim e gjeni orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen këtë vikend:

Shorti i Kampionatit Individual të Kosovës për U21

 Të bashkëgjitur e gjeni shortin e Kampionatit Individual të Kosovës për U21, i cili siç jeni njoftuar do të mbahet me datën 05/03/2022 në shkollën Tefik Çanga në Ferizaj duke filluar nga ora 10:00.

 

Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U21 dhe xhirot e para të Superligës

Këtë fundjavë janë paraparë të organizohen dy aktivitete duke filluar të shtunën me Kampionatin Individual për U21 dhe të dielën me xhirot e para të Kampionatit ekipor të Superligës.

Me 5 mars në Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj duke filluar nga ora 10:00 është paraparë të organizohet Kampionati individual i Kosovës për U21, ku nga ora 10:00, do të fillojnë kategoria e meshkujve, kurse nga ora 12.00 kategoria e femrave. Sipas rregullores së re për sistemin e garave të drejtë për paraqitje kanë lojtarët më të rinjë se 21 vjeç (të lindur pas 01/01/2001) por më të vjetër se 13 vjeç (të lindur pas 01/01/2009). Paraqitja e lojtarëve duhet ta bëhet deri të mërkurën më 02.03.22 në ora 16:00 vetëm në email [email protected]

Shorti do të hidhet të enjten me 3 mars nga ora 19:00 në zoom.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Ndërsa me 6 mars në Pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë do të startojnë garat ekipore në Superligën e Kosovës për kategorinë e meshkujve dhe të femrave.Orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen e gjeni të bashkëngjitur.

Shorti i turneut të seniorëve Dita e Pavarësisë

Bashkangjitur gjeni shortin për turneun e seniorëve Dita e Pavarësisë, që është paraparë të mbahet me 20 shkurt nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj. 

Garat do të zhvillohen në sistem eliminimi në 8 tavolina, meshkujt do të fillojnë nga ora 10:00, e femrat do u bashkëngjitën nga ora 13:00. 

Lojtarët duhet të jenë në sallë se paku 5 minuta para orarit të tyre, e të largohen nga salla nëse nuk kalojnë në xhiron tjetër.

Ruani shëndetin dhe mbani maskën e respektoni distancën.

 

Organizohet turneu i seniorëve për Ditën e Pavarësisë

FPPK do të fillojë aktivitetet për vitin 2022 me turneun e seniorëve për "Dita e Pavarësisë", ky turne do të organizohet në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj me 20/02/2020 duke filluar nga ora 10:00.

Turneu është paraparë të jetë i sistemit të hapur me kusht që nuk do të ketë masa parandaluese nga Ministria e Shëndetësisë, në këto raste Bordi do të vendosë për numrin e pjesëmarrësve sipas propozimit të komisionit të garave.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 16 shkurt në ora 16:00

Shorti do te hidhet të enjten me 17 shkurt nga ora 20:00 përmes platformës online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do te merren ne konsiderate.

HAPET AFATI PËR REGJISTRIMIN E KLUBEVE DHE LOJTARËVE NË FPPK PËR VITIN 2022

Afati i rregullt për regjistrim të klubeve dhe lojtarëve është nga data 10 janar deri me 4 shkurt 2022.


Kotizimi për klubet gjatë vitit 2022 është si në vijim:
a. Superliga e meshkujve, Liga e parë dhe Liga e dytë nga 100.00 €
b. Superliga e femrave dhe Liga e parë 0.00 €
c. Liga e juniorëve U17 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore
d. Liga e juniorëve U19 0.00 €, ndërsa 50.00 € për klubet që nuk kanë klube në ligat seniore
e. Liga e veteranëve 0.00 €

KLUBET AKTIVE DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:
• Aplikacionin për ri-regjistrim të klubit për vitin 2022
• Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve,
• Për lojtarët e rinj, kopja e letërnjoftimit ose certifikata e lindjes
• Procesverbali i mbledhjes së kryesisë së klubit për vitin 2022
• Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2022

KLUBET E REJA DUHET TË PLOTËSOJ KËTO DOKUMENTE:
• Aplikacionin për regjistrim të klubit për vitin 2022
• Certifikatën e regjistrimit në OJQ në Ministrinë e Shërbimeve Publike
• Certifikatën e regjistrimit nga Drejtoritë Komunale të Sportit
• Aplikacionin për regjistrimin e së paku 6 lojtarëve
• Kopjet e letërnjoftimit ose certifikatës së lindjes së anëtareve,
• Procesverbali i mbledhjes së kryesisë së klubit për vitin 2022
• Lista elektronike me shënimet e krejt anëtarëve të regjistruar për vitin 2022
• të gjitha këto edhe në formë elektronike në CD – si në përshkrim më poshtë
Dosjen komplet së bashku me CD mund të i dorëzoni, gjatë afatit për regjistrim, çdo ditë pune nga ora 13:00 deri në ora 16:00 në zyre të FPPK-së, ndërsa listën elektronike me shënimet e krejt anëtarëve për vitin 2022 e dërgoni në email [email protected].


Të gjitha materialet që duhet plotësuar i gjeni të bashkangjitura.

 

Përfundoi me sukses kampi përgatitor i përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat e reja

Perfundoi me sukses kampi pergatitor i perfaqesueses se Kosoves per grupmoshat e reja i mbajtur ne hotel Banana Split ne Deçan nga data 3-9 janar.

Ne fund te kampit u organizua nje turne ku fituesit u shperblyen me kupa dhe nga 50 euro nga pronari i hotelit z. Blerim Turkaj te cilin e falenderojme per mikpritjen, perkrahjen dhe organizimin e shkelqyer.

Fituesit e turneut te kampit:

Fatih Karabaxhaku - Kategoria U21 dhe Junior (M)

Shega Hashani - Kategoria U21 dhe Junior (F)

Anes Behluli - Kategoria Minikadet dhe Kadet (M)

Taibe Ruli - Kategoria Minikadet dhe Kadet (F) 

Foto: https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4920868077976163/4920834854646152

Kampi për të rinjë 2022

Nga data 3 deri me 9 Janar në Hotel Banana Split në Deçan do të organizohet kampi për të rinjë ku do të ftohen 32 lojtarët më të mirë të grupmoshave U21, Junior/e, Kadet/e dhe Minikadet/e të udhëhequr nga 8 trajner vendor dhe drejtori i përfaqësueses.

FPPK organizon seminare për ngritje të kapaciteteve të saj

Bordi i FPPK-së në mbledhjet e fundit ka marrë vendim për të organizuar disa seminare për ngritje të kapaciteteve të saj, andaj bazuar në këtë vendim ju ftojmë të merrni pjesë në seminaret që kësaj radhe do të organizohen online përmes platformës zoom me 23 dhjetor.

 

Në program janë këto seminare:

  1. Rregullorja Anti-Doping, Kodi i Etikës si dhe Rregullorja kundër-Ngacmimit; nga ora 19:00, Ligjërues: Jeton Beqiri
  2. Ndryshimet në Rregulloren për sistemin e garave, nga ora 20:00, Ligjërues: Jeton Oruqi
  3. Administratorët e sportit, regjistrimet e klubeve dhe lojtarëve për vitin 2022; nga ora 21:00, Ligjërues: Fadil Luta

 

Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e klubeve dhe anëtarët e klubeve tuaja sportive të marrin pjesë në të gjitha këto prezantime Online.

Linkun dhe të dhënat për qasje ju dërgojmë ndërkohe në grupin Viber të Delegateve dhe email zyrtar të klubeve së paku 15 minuta para fillimit të seminarit.

Ftesë për pjesëmarrje në Ligën e përbashkët të Pingpongut - Kosovë Shqipëri

Federata e pingpongut të Kosovës dhe Federata e pingpongut të Shqipërisë të kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar në vitin 2020 kanë paraparë edhe organizimin e ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri, në të cilën do të marrin pjesë 8-të (4M dhe 4F) ekipet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.


Organizimi i Ligës së Përbashkët të pingpongut Kosovë-Shqipëri, është paraparë të organizohet me 11 dhe 12 dhjetor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj https://goo.gl/maps/XgqFnnzvhZL2hqsK9

Ceremonia e hapjes është paraparë nga ora 14:30 me 11 dhjetor, ndërsa xhirot e para nga ora 15:00, andaj kemi nderin dhe kënaqësinë t'iu ftojmë në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare.



Ardhja juaj do të na nderoj!

Organizohet liga mbarëkombëtare për vitin 2021 në pingpong

Me 11 dhe 12 dhjetor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj do të organizohet Liga mbarëkombëtare për vitin 2021 në pingpong në kategorinë e seniorëve meshkuj dhe femra.

Ligat do të përbëhen nga 8 klubet që kanë dalë të parat në vendin e tyre, 4 nga Kosova dhe 4 nga Shqipëria. Garat do të zhvillohen me dy sezone, e para në Kosovë dhe e dyta në Shqipëri. Nga 7 xhirot e mundshme do të zhvillohen vetëm 4 xhirot e fundit, ndërsa rezultatet e 3 xhirove tjera do të merren nga rezultati vendor.

Shorti do të jetë si në vijim:

Detajet tjera janë të përshkruara në prospektin e garave. Luten klubet nga Kosova të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri më 8 dhjetor.

 

 

Shorti për TOP 12 - 8 Senior 2021

Bashkangjitur e gjeni shortin për TOP 12 senior dhe TOP 8 seniore , që janë paraparë të organizohet me 4 dhe 5 dhjetor në Prishtinë.

Me 4 dhe 5 dhjetor nga ora 10:00 do të organizohet TOP 12 për senior, ndërsa me 5 dhjetor nga ora 13:00 TOP 8 seniore.

Garat do të zhvillohen në 3 tavolina me 4 dhjetor, ndërsa në 4 tavolina me 5 dhjetor,  me një pauzë për drekë pas ndeshjes së 4-të në të dy ditët.


Suksese.


Organizohen TOP Turnetë e seniorëve për vitin 2021

Në këtë fund javë është paraparë të organizohen TOP Turnetë e seniorëve për vitin 2021.

 

1)      TOP 12 për Senior

Turneu më i fortë i vitit, TOP 12 për senior, është paraparë të zhvillohet me 4 dhe 5 dhjetor 2021 duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë. Të shtunën do të zhvillohen shtatë xhirot e para ndërsa të dielën edhe katër xhirot e mbetura.

Seniorët që kanë fituar të drejtën të marrin pjese në garën më të fortë të vitit janë:

Nr.

Lojtari

Viti

Klubi

Pikë

1

Kreshnik Mahmuti

2001

Kpp Lidhja e Prizrenit

1588

2

Fatih Karabaxhaku

2003

KPP Lidhja e Prizrenit

1376

3

Christopher David Doran

1991

Kpp Priping

1240

4

Blend Hajdari

2005

Kpp Lidhja e Prizrenit

1028

5

Eroll Boshnjaku

1969

Kpp Liria

732

6

Dardan Imami

1993

Kpp Liria

704

7

Veton Gota

1994

Kpp KVPP Prizreni

682

8

Ylli Maloku

1981

Kpp Gani Maloku

676

9

Milot Makolli

1985

Kpp Matkos pharm Dardania

568

10

Berkan Bajmak

1986

Kpp KVPP Prizreni

556

11

Orhan  Kurteshi

1995

Kpp Prishtina Mashkujt

508

12

Ercan Karabacak

1978

Kpp KVPP Prizreni

506

Rezervat

13

Feim Rama

1963

Kpp Sharri

458

14

Jeton  Beqiri

1975

Kpp Ahmet Hoxha

450

15

Alimemet Kaçaniku

1974

Kpp KVPP Prizreni

444

16

Rrahman Ademaj

1985

Kpp Matkos pharm Dardania

406

17

Argjend Ferati

1994

Kpp Hasan Prishtina

392

18

Ylli Dragidella

1998

Kpp Prishtina Mashkujt

340

 

Me 5 dhjetor po ashtu në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00, janë paraparë që të mbahen 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2021.

Senioret që kanë fituar të drejtën të marrin pjese në garën më të fortë të vitit janë:

nr

Lojtari

Viti

Klubi

Pikë

1

Linda Zeqiri

1993

Kpp Drita Femrat

1622

2

Alma Mehmeti

2002

Kpp Drita Femrat

1388

3

Shega Hashani

2005

Kpp Ahmet Hoxha Femrat

1238

4

Taibe Ruli

2008

Kpp Lidhja e Prizrenit Femrat

842

5

Hanife Zeqiri

1996

Kpp Drita Femrat

800

6

Leoresa Imeri

2004

Kpp Vushtrria Femrat

796

7

Jerina Rexhepi

2004

Kpp Ahmet Hoxha Femrat

710

8

Lenë Osmani

2006

Kpp Matkos pharm Dardania F

680

Rezervat

9

Alma Hoxha

2002

Kpp Ahmet Hoxha Femrat

636

10

Bjondina Hasani

2002

Kpp Matkos pharm Dardania F

596

11

Ariola Hajdari

2006

Kpp Lidhja e Prizrenit Femrat

464

12

Ajola Behluli

2009

Kpp Ahmet Hoxha MK

396

13

Edolinda Alimehaj

2005

Kpp Peja femrat

396

 

Kërkojmë nga klubet që të konfirmojnë pjesëmarrjen e lojtarëve të tyre më së largu deri më 2 dhjetor në ora 16:00, në rast të mos konfirmimit do të angazhohen rezervat që kanë konfirmuar gatishmërinë sipas renditjes.

Garat do të zhvillohen secili me secilin, shorti do të hidhet nga komisioni i garave me 2 dhjetor.

 

Organizohet turneu i seniorëve për ditën e flamurit

Me 28 nëntor nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj FPPK ka paraparë që të organizoj turneun e pingpongut të seniorëve për ditën e Flamurit.

Pas parasysh përmirësimet e situatës me pandemi, komisioni i garave ka paraparë që ky turne të organizohet me sistem të hapur me sistem eliminimi.

Klubet duhet të paraqesin lojtarët e interesuar deri më 24 nëntor në ora 16:00, vetëm në emailin: [email protected]

Shorti do të hidhet me datën 25 nëntor nga ora 20:00 përmes platformës zoom, dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

 

Organizohet turneu i veteranëve për ditën e flamurit

Me 27 nëntor nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, FPPK ka paraparë që të organizoj turneun e pingpongut të veteranëve për ditën e Flamurit.

 

Turneu do të organizohet për këto 4 kategoritë:

  • 40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1981 ose përpara)
  • 50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1971 ose përpara)
  • 60 - 64 vjeçar (të lindur në vitin 1961 ose përpara)
  • mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1956 ose përpara)

Paraqitjen e lojtarëve për veteran e boni deri më 25 nëntor në ora 16:00 në [email protected]

Shorti për Veteran do të hidhet para fillimit të garave.

Garat do të zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin.

 

FPPK-së i shtohen edhe 15 gjyqtarë të rinj

Sot, 21/11/2021, në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj u organizua seminari për gjyqtar kombëtar të pingpongut, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të FPPK-së, ku pjesëmarrës ishin 28 gjyqtarë aktual dhe të rinj. Në seminar ligjëroj Prof.Dr. Abedin Bahtiri, i cili të pranishmit i njoftoi për rregullat e përgjithshme të pingpongut si dhe për risitë. Po ashtu u diskutua për kompetencat e gjyqtarit, gabimet e shpeshta, mënyra e duhur e kryerjes së punës së gjyqtarit, etj.

Të pranishmit u ndanë të kënaqur më informatat e pranuara, e po ashtu edhe në përgjigjet e marra në pyetjet e parashtruara.

Në fund të seminarit u organizua testimi teorik për gjyqtar të rinj për licencimin e tyre si gjyqtar kombëtar, ndërsa për gjyqtarët aktual testimi i rilicencimit do të organizohet në muajin shkurt të vitit 2022.

Gjyqtarët e rinj kombëtar të fppk-së janë:

Emri dhe mbiemri

Klubi

Pikë

Rezultati

Ardian Lamaxhema

Kpp Ahmet hoxha MK

30

75.00%

Albert Gegaj

Kpp Istogu

27

67.50%

Fatih Karabaxhakun

Kpp Lidhja e Prizrenit

27

67.50%

Alma Mehmeti

Kpp Drita F

26

65.00%

Diana Sadiku

Kpp Drita F

24

60.00%

Isa Çitaku

Kpp Dukagjini

24

60.00%

Shega Hashani

Kpp Ahmet Hoxha F

24

60.00%

Shpëtim Qerimi

Kpp Drita M

24

60.00%

Art Shabani

Kpp Drita M

23

57.50%

Lulzim Bajraj

Kpp Istogu

23

57.50%

Isuf Jusufi

Kpp Gani Maloku

22

55.00%

Ardit Beqiraj

Kpp Istogu

20

50.00%

Hamit Gashi

Kpp Dukagjini

20

50.00%

Sabit Gashi

Kpp Dukagjini

20

50.00%

Samire Jupolli

Kpp Prishtina F

20

50.00%

 

FPPK-ja këtë seminar e organizoi në bashkëpunim me Kpp Ahmet Hoxha MK nga Ferizaj, si dhe komitetin e gjyqtarëve në përbërje:

-          Isak Maxhera kryetar i Komitetit të gjyqtarëve

-          Abedin Bahtiri gjyqtar ndërkombëtar

-          Shefqet Jashari gjyqtar ndërkombëtar

 

Organizohen TOP 8 Junior dhe TOP 8 U21

Në këtë fund javë janë paraparë organizimet e TOP 8 turnetë për Junior dhe U21, si në vijim:

 

1)    TOP 8 për Junior

Fillimisht të shtunën, 13/11/2021 duke filluar nga ora 10:00 në Ferizaj është paraparë të organizohet turneu i TOP 8 Juniorëve më të mirë të Kosovës për vitin 2021.

2)    TOP 8 për U21

Të dielen, 14/11/2021, duke filluar nga ora 10:00 në Ferizaj është paraparë të organizohet turneu i TOP 8 U21 më të mirë të Kosovës për vitin 2021.

Kërkojmë nga klubet që të konfirmojnë pjesëmarrjen e lojtarëve të tyre për TOP 8 Junior dhe U21 më së largu deri më 11 nëntor në ora 16:00, në rast të mos konfirmimit do të angazhohen rezervat që kanë konfirmuar gatishmërinë sipas renditjes.

 

Garat do të zhvillohen secili me secilin, shorti do të hidhet nga komisioni i garave.

 

 

Zhvillohen ndeshjet e play off-it në Ligën e parë

Me 7 nëntor në SHMU Dardania në Pejë është paraparë organizimi i ndeshjeve të play off-it të ligës së parë, në mënyrë që të definohen 2 klubet që do të avancojnë në superligë në vitin 2022, si dhe plasmani final për klubet tjera.

Garat do të zhvillohen në formë të gjysmëfinaleve e pastaj të finaleve. Ndeshjet kryesore pa dyshim do të jenë ndërmjet dy të parëve nga liga A kundër dy të parëve nga liga B, fituesit do të kenë të sigurtë vendin në superligë, e pastaj në finale do të vendoset për të parin e ligës së parë.

Ndeshjet tjera do të jenë si në vijim:

Kampionit të ligës së parë të meshkujve dhe femrave do u shpërndahen kupat pas përfundimi të garave.

 

 

Shorti i turneut TOP 8 KADETËT 2021

Me 30 tetor nga ora 10:00 në sallën e pingpongut në Prishtinë do të organizohet turneu për TOP 8 kadetët më të mirë. SHORTI :

 

U zhvilluan xhirot e 12 dhe 13 të Superligës

Sot, 24/10/2021, në SHMU Motrat Qiriazi në Prizren, u zhvilluan xhirot e radhës në superligën e meshkujve dhe të femrave, ku pat mjaft ndeshje interesante.

Ndeshje derbi ishte ndeshja ndërmjet Matkos Pharm Dardania vs KVPP Prizreni, për të cilën u desh të zhvillohen 5 ndeshje, shumica e tyre me rezultat të ngushtë, për të zbuluar fituesin Makos Pharm Dardania.

Mjaft interesante ishte edhe ndeshja ndërmjet Pripingut dhe Vushtrrisë, që po ashtu u mbyll me rezultat 3:2 për Pripingun, të cilët shënuan fitore edhe ndaj KVPP Prizrenit, e me këtë shtuan shanset për mbetje në superligë së bashku me Prishtinën që sot fituan ndaj Ahmet Hoxhës.

Te konkurrenca e femrave, ndeshja derbi ndërmjet Dritës dhe Vushtrrisë u mbyll me rezultat 3:1 për Dritën. Edhe ndeshjet tjera ishin interesante, e favoritet nuk lejuan befasi.

Rezultatet dhe Tabelat:

Aktivitetet e Ardhshme

Në javën e ardhshme janë paraparë të organizohet turneu për TOP 8 Kadet si dhe xhirot e fundit në superligën e meshkujve dhe të femrave, si dhe të ligës së parë A&B. 

 

Organizohen xhirot e radhës në Superligë për meshkuj dhe femra

Gjatë kësaj fundjave kemi 2 xhirot e radhës në superligën e meshkujve dhe të femrave të cilat janë paraparë të mbahen me 24 tetor duke filluar nga ora 10:00 në SHMU Motrat Çiriazi në Prizren,

Te konkurrenca e meshkujve do të kemi shumë ndeshje interesante, posaçërisht për klubet që synojnë të mbesin në superligë, pas parasysh se tanimë Kampioni dhe nënkampioni dihen, e deri në fund kemi 3 xhiro, ndërsa 5 klube janë në zonën e rrezikshme me pikë shumë të përafërta, andaj të gjitha ndeshjet konsiderohen derbi.

Në xhiron e 12 ndeshje mjaft interesante është ajo ndërmjet ‘Ahmet Hoxha’ vs ‘Prishtina’ si dhe ‘Matkos pharm Dardania’ vs ‘KVPP Prizreni’, ndërsa në xhiron e 13 ndeshja ‘Prishtina’ vs ‘Liria’ si dhe ndeshja ‘KVPP Prizreni’ vs ‘Priping’.

Ndeshjet tjera janë:

Te konkurrenca e femrave ndeshje derbi e javës konsiderohet ndeshja ndërmjet ‘Dritës’ dhe ‘Vushtrrisë’ si dhe ndeshja për mbijetesë në superligë ndërmjet ‘Prishtinës’ dhe ‘Pejës’

 

Organizohen xhirot e fundit të ligës së juniorëve për vitin 2021

Me 16 tetor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj duke filluar nga ora 10:00 është paraparë organizimi I xhirove të fundit të ligës së juniorëve për Meshkuj dhe Femra.

Përderisa tek meshkuj tanimë dihet kampioni ‘Lidhja e Prizrenit, tek femrat për këtë pozitë do të zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet dy klubeve nga Ferizaj, Ahmet Hoxha MK vs Ahmet Hoxha Femrat

Ndeshjet tjera:

Liga e juniorëve M 2021

 

Xhiro 21

 

16.10.2021

 

10:00

Kpp Lidhja e Prizrenit

vs

Kpp Vushtrria

10:00

Kpp Sharri

vs

Kpp SHPP Ahmet Hoxha

10:00

Kpp Hasan Prishtina

vs

Kpp Shkolla Prizreni

10:00

Kpp Priping

vs

Kpp Ahmet Hoxha MK

10:00

Kpp Maestro

vs

Kpp KVPP Prizreni

10:00

Kpp Gani Maloku

vs

Kpp Istogu

Xhiro 22

 

16.10.2021

 

11:00

Kpp SHPP Ahmet Hoxha

vs

Kpp Lidhja e Prizrenit

11:00

Kpp Vushtrria

vs

Kpp Shkolla Prizreni

11:00

Kpp Priping

vs

Kpp Sharri

11:00

Kpp KVPP Prizreni

vs

Kpp Hasan Prishtina

11:00

Kpp Gani Maloku

vs

Kpp Ahmet Hoxha MK

11:00

Kpp Istogu

vs

Kpp Maestro

 

Liga e juniorëve F 2021

Xhiro 9

 

16.10.2021

 

12:00

Gani Maloku

vs

Ahmet Hoxha Femrat

12:00

Istogu

vs

Ahmet Hoxha MK

12:00

Peja femrat

vs

KVPP Prizreni

Xhiro 10

 

16.10.2021

 

13:00

Ahmet Hoxha MK

vs

Ahmet Hoxha Femrat

13:00

Peja femrat

vs

Gani Maloku

13:00

KVPP Prizreni

vs

Istogu

 

U organizua java e tretë e garave ekipore të Ligës së parë

Sot, 10/10/2021 në SHMU Dardania në Pejë u organizuan xhirot e radhës në ligën e parë A dhe B të meshkujve.

Ndeshja derbi ndërmjet Sharrit dhe Gani Malokut, i takoi klubit nga Prizreni me fitore 3:1, të cilët siguruan vendin e parë në ligën e parë A të meshkujve një xhiro para përfundimit të fazës së parë të garave ekipore.

Në ligën e parë B, Llapusha me dy fitore renditet e para ndërsa në xhiron e fundit përballë ka Ahmet Hoxha MK, që do të jetë derbi i javës për të caktuar vendin e parë të kësaj lige.

 Rezultatet dhe tabelat:

Aktivitete e Ardhshme

Me 16 tetor në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj janë paraparë organizimi i dy aktiviteteve, fillimisht nga ora 10:00 organizimi i xhirove të fundit në ligën e juniorëve për meshkuj dhe femra, e pastaj nga ora 14:00 organizimi i dhe turneut të veteranëve ‘Gani Maloku’

 

Organizohen xhirot 12 dhe 13 të ligës së parë të meshkujve

Me 10 tetor në SHMU Dardania në Pejë është paraparë organizimi i xhirove të radhës në ligën e parë A dhe B të meshkujve.

Derbi i kësaj jave konsiderohet ndeshja ndërmjet dy të parëve të ligës së parë A, ‘Gani Maloku’ vs ‘Sharri’. Në sezonin pranveror ‘Sharri’ ka fituar me 3:2, cili do të jetë fituesin në këtë sezon?

Derbi tjetër i ligës së parë A konsiderohet ndeshja ‘Hasan Prishtina’ vs ‘Gani Maloku’  si dhe 'Sharri' vs 'Shkolla', të katër ekipet kanë shanse për dy pozitat e para, të cilat pastaj do luajnë në barazh me dy ekipet e para të ligës së parë B, për të përcaktuar dy klubet që vitin e ardhshëm do të garojnë në Superligën e Kosovës.

Në ligën e pare B ndeshje derbi konsiderohet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Vitia’.

Ndeshjet tjera do të jenë:

 

Arti Karabaxhaku dhe Taibe Ruli fitues të turneut TOP 8 minikadet/e

Sot, 02/10/2021, në sallën e pingpongut të Pallatit të rinisë, u organizuar turneu TOP 8 minikadet/e, me pjesëmarrjen e minikadetëve më të mirë në të dy gjinitë. Të gjithë pjesëmarrësit shfaqën lojë të mirë e konkurruese, detajet te vogla bënin dallimin, e kjo pasqyron punën shumë të mirë të trajnerëve me këto grupmosha, që konsiderohen shpresa të pingpongut.

Garat u organizuan në sistemin secili me secilin, e pas përfundimit të 7 xhirove, kampion dolën Arti Karabaxhaku dhe Taibe Ruli të dy nga klubet e Prizrenit.

https://www.facebook.com/fppks/photos/pcb.4586131291449845/4586125821450392/

Rezultatet përfundimtare :

Organizohet turneu TOP 8 për minikadet/e

Të shtunën, 02/10/2021, duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë është paraparë të organizohet turneu i TOP 8 minikadetëve më të mirë të Kosovës për vitin 2021. Kërkojmë nga klubet që të konfirmojnë pjesëmarrjen e lojtarëve të tyre për TOP 8 minikadet/e kadet më së largu deri më 30 shtator në ora 16:00, në rast të mos konfirmimit do të angazhohen rezervat që kanë konfirmuar gatishmërinë sipas renditjes.  Garat do të zhvillohen secili me secilin, shorti do të hidhet nga komisioni i garave me 30 shtator nga ora 20:00.

Organizohet turneu i parë i seniorëve në pingpong për ditën e boshnjakëve

Me 3 tetor nga ora 10:00 në palestrën Prizren Arena në Prizren (https://g.page/prizren-arena?share)  FPPK në bashkëpunim me Kpp Sharri kanë paraparë të organizojnë për herë të parë në pingpong turneun e seniorëve 'Dita e Boshnjakëve'    .

Duke pasur parasysh kufizimet për shkak të pandemisë ky turne do të organizohet me sistem të mbyllur, duke lejuar pjesëmarrjen e vetëm 32 femrave dhe 64 meshkujve.

Klubet duhet të paraqesin lojtarët e interesuar deri më 30 shtator në ora 16:00, vetëm në emailin: [email protected],

Shorti do të hidhet me datën 30 shtator nga ora 20:00 përmes platformës zoom, dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve, në short do të futen vetëm pingpongistët e paraqitur që janë të radhitur më lart në ranglistën e seniorve derisa të plotësohet numri i paraparë për të dy gjinitë.

Matkos pharm Dardania fiton derbin ndaj Prishtinës

Me 25 dhe 26 shtator u organizuan xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe superligën për të dy kategoritë.

Me 25 shtator në SHMU Tefik Çanka në Ferizaj u organizuan 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve, ku kampioni aktual ‘Lidhja e Prizrenit’ i fitoj edhe 6 pikë të radhës, e me këtë edhe mbron titullin e kampionit në këtë ligë. Po ashtu në të njëjtën ditë u zhvillua edhe 1 xhiro e ligës se junioreve ne të cilën po dominojnë klubet nga Ferizaj, e në 2 xhirot e fundit do të caktohet kampioni.

Me 26 shtator në SHMU Motrat Qeriazi në Prizren u zhvilluan 2 xhirot e radhës në superligën e meshkujve dhe të femrave. Ndeshja derbi ndërmjet Matkos pharm Dardania dhe Prishtines, e zhvilluar në Prishtinë me 25 shtator, i takoi Matkos pharm Dardania, e cila me këtë fitore siguroj vendin e dytë 3 xhiro para përfundimit të sezonit, sikur që Lidhja e Prizrenit me dy fitore të radhës siguroj vendin e parë e kështu edhe mbrojtjen e titullit të kampionit për vitin e katërt me radhë.

Ndeshje mjaft interesante ishte ajo ndërmjet ‘Lirisë’ dhe ‘Ahmet Hoxhës’ të cilën e fituan Ferizajasit, e kështu shtuan shpresat për të mbetur në superligë.

Deri në fund të sezoni luftë e madhe për mbetje në superligë do të bëhet ndërmjet 5 klubeve ‘KVPP Prizreni’, ‘Prishtina’, ‘Liria’, ‘Ahmet Hoxha’ dhe ‘Priping’, se cila prej tyre do i bashkëngjitet ‘Vushtrrisë’ në Ligën e parë.

 

Rezultatet dhe Tabelat

AKTIVITETET E ARDHSHME

Me 2 tetor është paraparë turneu për TOP 8 Minikadet/e, ndërsa me 3 tetor turneu i parë për ditën e boshnjakëve. 

Organizohet Java e dytë e garave ekipore të Superligës

Me 25 shtator nga ora 10:00 në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj janë paraparë të organizohen 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve. Derbi i javës konsiderohet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’.

Ndeshjet tjera do të jenë: 

Me 26 shtator nga ora 10:00 në SHMU Motrat Qiriazi në Prizren janë paraparë të organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. Derbi i javës konsiderohet ndeshja ndërmjet dy rivalëve të kahershëm nga Prishtina ‘Matkos pharm Dardania’ vs ‘Prishtina’ e vlefshme për pozitën e dytë. 

Ndeshjet tjera do të jenë:

Matkos pharm Dardania dhe Shpresa antarë të rinj të superligës së femrave

Në fundjavë u organizuan garat e javës së dytë të sezonit vjeshtor në ligën e parë dhe ligën e juniorëve, kishte shumë ndeshje interesante.

Me 18 shtator në SHMU Tefik Çanga në Ferizaj u organizuan 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligën e juniorëve. Ndeshja derbi e kësaj jave ishte ajo ndërmjet kampionëve të shumëfishtë ‘Lidhja e Prizrenit’ dhe ‘Gani Malokut’ që u përmbyll me 3:1

 Me 19 shtator në SHMU Dardania në Pejë u organizuan 2 xhirot e radhës në ligën e parë A dhe B të meshkujve dhe 3 xhirot e fundit në ligën e parë të femrave. Në derbin e ligës së parë të femrave ‘Shpresa’ triumfoi me 3:0 ndaj ‘Gani Malokut’ e kështu siguruan vendin e dytë që shpie në superligë në vitin 2022, në vendin e parë pa asnjë humbje doli ‘Matkos pharm Dardania’. 

Rezultatet dhe tabelat

Aktivitetet e ardhshme

Në fundjavë do të vazhdohet me javën e tretë të ligës së juniorëve për M & F dhe me javën e dytë të superligës për M & F. Ndeshjet për junior janë paraparë të zhvillohen në Ferizaj ndërsa për senior në Prizren.

 

Zhvillohen ndeshjet e para të sezonit vjeshtor edhe në Superligë dhe ligë të Juniorëve

 

Me 11 dhe 12 shtator janë organizuar ndeshjet e para të superliges dhe ligës së juniorëve për sezonin pranveror në Pingpong.

Fillimisht me 11 shtator në SHMU Tefik Qanga në Ferizaj u zhvilluan garat në ligën e juniorëve M & F, me që rast patëm shumë ndeshje interesante, favoritet nuk lejuan befasi.  Të pranishmit respektuan masat anti covid.

Me 12 shtator në SHMU Motrat Qiriazi në Prizren, në qendrën e 4 të FPPK-së në kushte shumë të mira për lojë, u zhvilluan xhirot e radhës në superligën e meshkujve dhe të femrave.

Derbi i paraparë ndërmjet Pripingut dhe Lidhjes së Prizrenit, në mungesë të lojtarit anglez, rezultoi në fitore të lehtë të kampionëve aktual me 3:0, ndërsa derbi tjetër ndërmjet Lirisë dhe Matkos pharm Dardania ishte mjaft interesant, e fituesi u vendos në setin e pestë me fitoren e Milot Makollit ndaj Eroll Boshnjakut, e kështu Matos Pharm Dardania fitori me 3:2. Befasi e javës mund të konsiderohet humbja me rezultat të ngushtë 3:2, të Prishtinës ndaj KVPP Prizrenit.

Rezultatet dhe tabelat

Aktivitetet e ardhshme

Në fundjavë do të vazhdohet me garat ekipore në ligën e parë të M &F dhe  ligën e juniorëve të M & F.

Me 18 shtator duke filluar nga ora 10:00 në Ferizaj do të zhvillohen xhirot e radhës në ligën e juniorëve, ndërsa me 19 shtator po ashtu duke filluar nga ora 10:00 në Pejë do të vazhdohet me xhirot e radhës në ligën e parë.

 

Fillojë sezoni pranveror me garat e ligës së parë

Dje, 05/09/21, në SHMU Dardania në Pejë, u organizuan xhirot e para të sezonit vjeshtor të ligës së parë për meshkuj dhe femra. 

Për herë të parë Peja ishte mikpritëse e garave ekipore të ligës së parë, duke dëshmuar se vendimi i federatës për të ja besuar organizimin e garave ishte i qëlluar. Garat u zhvilluan duke respektuar masat anticovdi nga të gjithë pjesëmarrësit.

Kishte mjaft ndeshje interesante, ne ligen B patëm dy ndeshje derbi Shkolla Prizreni vs Llapusha që përfundoj 1:3, siç ishte rezultati edhe te ndeshja Ahmet Hoxha MK vs Shkolla Prizrenit. Ndeshjet tjera favoritët nuk lejuan befasi.

Rezultatet dhe Tabelat.

Aktivitetet e ardhshme

Në këtë fundjavë do të organizohen edhe xhirot e para në ligën e juniorëve si dhe në Superligë.

Me 11 shtator duke filluar nga ora 10:00 në Ferizaj do të zhvillohen garat e ligës së juniorve për M dhe F, ndërsa me 12 shtator duke filluar nga ora 10:00 në Prizren do të zhvillohen garat e superligës për M dhe F.

Organizohet Turneu TOP KADETET

Sot me datën 23.08.2021 në Ferizaj u mbajt turneu për top kadetet ku ishin të ftuara edhe dy reprezentueset nga Gjermania Anda Qeku e Dea Salihu tani reprezentuese të Kosovës ku u arritën këto rezultate:

1.Dea Salihu 12 pikë/ 6 fitore e 0 humbje

2.Anda Qeku 11 pikë/ 5 fitore e 1 humbje

3.Adea Babuni 10 pikë/ 4 fitore e 2 humbje

4.Taibe Ruli 9 pikë/ 3 fitore e 3 humbje

5.Ajola Behluli 8 pikë/ 2 fitore e 4 humbje

6.Tana Çitaku 7 pikë/ 1 fitore e 5 humbje

7.Deliza Meta 6 pikë/ 0 Fitore e 6 humbje. 

U shënua Dita Botërore e Pingpongut

Sot me 6 prill ne Qendren Sportive "Sezai Surroi" ne Prizren ne forme simbolike u manifestua Dita Boterore e Pingpongut. Per shkak te masave anticovid qe u moren nga Qeveria u evitua grumbullimi i madh i te rinjeve dhe per kete arsye aktivitetet e kesaj dite u ndane ne grupe, ku pati lojera dhe aktivitete te ndryshme ne mes te atyre qe ishin te pranishem. Shpresojme qe situata e krijuar nga pandemia e cila i ka veshtiresuar jashtezakonisht aktivitetet tona, te kaloj sa me pare dhe t'i kthehemi aktiviteteve tona me salla te mbushura plot me te rinje. Shendeti mbi te gjitha.

Fati Karabaxhaku dhe Shega Hashani kampion në Kampionatin e Juniorëve për vitin 2021

Sot me daten 04.04.2021 ne shkollen Tefik Çanga ne Ferizaj u mbajt Kampionati Individual i Kosoves per Junior/e. Pati shume ndeshje interesante ne te cilat junioret shfaqen kualitetet e tyre mirepo ne fund favoritet nuk lejuan ndonje befasi.

Keto jane rezultatet perfundimtare :

Juniorët

1.Fatih Karabaxhaku

2.Blend Hajdari

3.Adriatik Maloku

3.Dren Çerkini

Junioret

1.Shega Hashani

2.Jerina Rexhepi

3.Lene Osmani

3.Adea Babuni

Ne fund te ketij kampionati per fituesit u ndane shperblime dhe mirenjoheje nga perfaqesuesit e FPPK-se.

Urime.

Mbahet Kampionati Individual i Kosovës për Minikadet/e dhe Kadet/e 2021

 Sot ne shkollen Tefik Çanga ne Ferizaj u organizua Kampionati Individual per Minikadet/e dhe Kadet/e. Interesimi ishte jashtezakonisht i madh ne kete kampionat tejet te rendesishem ku edhe verehej entuziazmi i te gjithe lojtareve te cilet treguan shume ndeshje interesante.

Ndeshjet u zhvilluan duke i zbatuar te gjitha masat anticovid dhe ne fund te kampionatit keto jane rezultatet perfundimtare :

Minikadetët

1. Elton Shemsiu

2. Olti Behluli

3. Resul Smaili

3. Land Osmani

Minikadetet

1. Taibe Ruli

2. Ajola Behluli

3. Maxhire Sojeva

3. Elsa Behluli

Kadetët

1. Anes Behluli

2 Adriatik Maloku

3. Amir Hoxha

3. Erjon Reka

Kadetet

1. Adea Babuni

2. Lene Osmani

3. Taibe Ruli

3. Ajola Behluli.

Urime, suksese

FPPK

Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës

Dje në Kuvendin Zgjedhor të KOK-ut, kryetari i FPPK-së z.Jeton Beqiri u zgjodh anëtarë i bordit ekzekutiv të KOK-ut si dhe nënkryetari i FPPK-së z.Jeton Oruqi anëtarë në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv ku ju dëshirojmë suksese në detyrat e tyre të reja në organin më të lartë të sportit kosovar.

Poashtu e urojmë edhe presidentin e ri të KOK-ut z.Ismet Krasniqi duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re. 

FPPK shpalli më të mirët për vitin 2020 – Linda Zeqiri dhe Kreshnik Mahmuti më të mirët

 

Me 13 shkurt në Hotel Magra në Bernicë, federata e pingpongut bëri shpalljen e më të mirëve për vitin 2020.

Të ftuarve në këtë ceremoni u drejtua kryetari i federatës z. Jeton Beqiri, i cili i njoftoi ata për punën e federatës gjatë vitit 2020, që për shkak të pandemisë kishte realizuar rreth 140 aktivitete të ndryshme, ishte shpallur si federata e 3-të më aktive gjatë pandemisë nga federata ndërkombëtare e pingpongut, kishte bërë trajnime të ndryshme për ngritje të kapaciteteve të saj, i është shtuar një gjyqtar ndërkombëtar si dhe 16 gjyqtar kombëtar, 3 anëtarë të saj janë zgjedhur pjesë të organeve të federatës evropiane, për sukseset e arritura në aktivitetin e vetëm në arenën ndërkombëtare nga të rinjtë ku u fituan disa medalje të arta, pastaj edhe për ndryshimin e statuti për ta harmonizuar me statutin e ITTF-it si dhe ligjeve të Kosovës, si dhe u premtoj lojtarëve se do të përpiqet edhe më shumë për të ngritur cilësinë e pingpongut në Kosovë.

Moderatori i këtij aktivitetit z. Jeton Oruqi i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në këto kushte të vështira e pastaj shpalosi para tyre vendimin e komisionit për zgjedhjen e më të mirëve që kishin paraparë fillimisht të jepnin mirënjohje të veçanta si në vijim:

1.                   Departamentit të sportit - nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport

2.                   Kryetarit të Pejës z.Gazmend Muhaxheri - Në promovimin e pingpongut në qytetin e Pejës dhe pajisjen e të gjitha shkollave me tabela të pingpongut.

3.                   Drejtoreshës së sportit në Pejë Xhenet Syka, Në promovimin dhe sensibilizimin e pingpongut në Pejë

4.                   Kryetarit të Ferizajt z. Agim Aliu - Për mbështetjen ndaj federatës në organizimet e shumta në vitin që lam pas.

5.                   Drejtorit të Shkollës: Basri Hasani - Për mundësinë e zhvillimit të garave dhe kampit të FPPK-së

6.                   KOK-ut- për bashkëpunimin e vazhdueshëm

7.                   STAG-ut sponzor gjeneral i pajisjeve të FPPK-së.

8.                   MELITA - Sponzori i quick books

9.                   Vlera - përkrahje në organizimin e aktiviteteve të fppk-së

10.                  Post-Mortum – mirënjohje për familjen e Xhemajl Cecelisë

11.                   Kosovainfo – mirënjohje për pasqyrim të aktiviteteve të fppk-së gjatë vitit 2020

Falënderim për të gjitha mediat për ndjekje të vazhdueshme të aktiviteteve të FPPK-së

 

Pas mirënjohjeve për kontributet e ndryshme u vazhdua me shpalljen e më të mirëve sipas kategorive të ndryshme që Komisioni i kishte vlerësuar duke u bazuar në rregulloren e FPPK-së për shpalljen e më të mirëve, që për bazë ka të arriturat gjatë vitit për secilën kategori si në vijim:

 

1.            Ekipi më i mirë i vitit për Juniorë:

Kampion i ligës së juniorëve të Kosovës dhe Kupës së Kosovës.

Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Blendi Hajdari, Fati Karabaxhaku, Shaban Peza dhe Erën Kaqaniku)

 

2.            Ekipi më i mirë i vitit për Senior -Femra:

Kampion i superligës së Kosovës dhe Kupës së Kosovës

Kpp “Drita” Gjilan (Alma Mehmeti, Bleona Mehmeti, Hanife Zeqiri, Linda Zeqiri)

 

3.            Ekipi më i mirë i vitit nëpër Senior -Meshkuj:

Kampion i superligës së Kosovës, finalist i Kupës së Kosovës

Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren (Berkan Bajmak, Dardan Imami, Fati Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti).

 

4.            Klubi më i suksesshëm i vitit

Klubi që ka arritur rezultatet me të mira, në total me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore ashtu edhe në garat individuale.

Në garat ekipore:

1) Senior meshkuj: vendi i parë në superligën e Kosovës

2) Senior meshkuj: vendi i parë në Kupën e Kosovës,

3) Senior femra: vendi i pestë garat ekipore

4) Junior: vendi i parë në Kampionatin e Kosovës

5) Junior:vendi i parë në Kupën e Kosovës;.

6) Individuale: vendi i parë në minikadete (F),

7) Individuale: vendi i parë në kadet (M),

8) Individuale: dy vendet e para në Junior (M),

9) Individuale: tre vendet e para në U21

10) Individuale: tre vendet e para Senior

Kpp ‘Lidhja e Prizrenit”-Prizren

 

5.            Punëtori sportiv i vitit:

Kontribut në masovisimin e pingpongut në FPPK me shtimin e 6 klubeve të reja, si dhe senzimilizim për pingpongun në rajonin e Pejës ku janë shpërndarë 70 tavolina nëpër shkolla të pingpongut.

Qamil Vishaj -  anëtar i bordit.

 

6.            Gjyqtari i vitit :

Gjyqtar i vitit, që u spikat për profesionalizëm të lartë gjatë ndarjes së drejtësisë në shumicën e garave në vend, në vitin 2020 ka marr edhe licencën ndërkombëtare.

Eroll Karabaxhaku, Gjyqtar

 

7.            Trajneri më i mirë:

Për kontributin e vazhdueshëm në ngritjen e pingpongut në Kosovë, për arritjet me të gjitha kategoritë garuese, si në garat ekipore (kampion në Superligë, dhe ligën e juniorëve, ashtu edhe fitues i kupës së Kosovës me Senior dhe Junior, poashtu edhe në ato individuale (Kampionin e ranglistës së seniorëve, Kampion dhe nënkampion i ranglistës së U21-ve, kampion dhe nen kampionin e ranglistës Juniorve, kampionin e ranglistës së kadetëve, gjithashtu kampione edhe me ranglistën e minikadeteve femra) gjithashtu është edhe ud. selektor i reprezentacionit të Kosovës.

Rifat Rifati, Kpp “Lidhja e Prizrenit” Prizren

 

8.            Minikadetja më e mirë:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për minikadete,

Taibe Ruli, anëtare  e  Kpp “Lidhja e prizrenit”, Prizren

 

9.             Minikadeti më i mirë:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për minikadet,

Adriatik Maloku  anëtar i Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj

 

10.             Kadetja më e mirë:,

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadete,

Reprezentuesja e Kosovës dhe pjesëmarrëse në Conect liga në Shkup kampione në garat individuale me gjithsej 7 fitore

Shega Hashani, anëtare  e  Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj

 

11.             Kadeti më i mirë:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për kadet,

Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në Conect liga në Shkup në garat individuale kampion me 4 fitore

Blend Hajdari anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

 

12.          Juniorja më e mirë e vitit:

Nr 2 në ranglistën e Kosovës për juniore,

Reprezentuese e Kosovës dhe pjesëmarrëse në Conect liga në Shkup ka shënuar 5 fitore

Alma Mehameti, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 

13.          Juniori më i mirë i vitit:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për Junior,

Reprezentues i Kosovës dhe pjesëmarrëse në Connect liga në Shkup në garat individuale dhe ekipore kampion me 7 fitore

Fatih Karabaxhaku  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

 

14.          U21 më e mirë e vitit:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për U21

Shega Hashani, anëtare e Kpp “Ahmet Hoxha”, Ferizaj

 

15.          U21 më i mirë i vitit:

Nr 1 në Ranglistën e Kosovës për U21

Kreshnik Mahmuti, anëtar  i Kpp “Lidhja e Prizrenit”, Prizren

 

16.          Seniorja më e mirë e vitit:

Nr.1 në Ranglistën e Kosovës për senior

Linda Zeqiri, anëtare e Kpp “Drita”, Gjilan

 

17.          Seniori më i mirë i vitit:

Nr 1 në ranglistën e Kosovës për Senior,

Kreshnik Mahmuti  anëtar i Kpp “Lidhja e Prizreni” Prizren

U mbajt Kuvendi i Rregullt dhe ai Zgjedhor per mandatin 2021-2025

Me datën 13/02/2021, në sallën e Hotel Magra në Bërnicë, federata e pingpongut mbajti kuvendin e rregullt dhe zgjedhor, me këtë rast edhe u zgjodhën organet e reja të federatës për ciklin olimpik 2021 -2025 duke u bazuar në statutin e ri të FPPK-së. Zgjedhjet u mbajtën për : për Kryetarin, për anëtarët e bordit ekzekutiv, për anëtarët e bordit të apelit, për anëtarët e këshillin mbikëqyrës, për anëtarët e komisionit disiplinor, për anëtarët e komitetit të gjyqtarëve, për anëtarët e komitetit të veteranëve si dhe për anëtarët e komitetit të trajnerëve. Ditë më parë u organizuan edhe zgjedhjet për anëtarët e komisionit të sportistëve. Zgjedhjet u vëzhguan për se afërmi nga përfaqësuesit e departamentit të sporti (MKRS) dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilët vlerësuan mjaft lart qeverisjen e transparencën e lartë dhe të arriturat e deritanishme si dhe tërë procesin e punës së kuvendit dhe të zgjedhjeve.

Në garën për kryetar kandidat ishte vetëm Jeton Beqiri i cili me shumicë të votave u zgjodh kryetari i ri i federatës.

Pastaj u zgjodhën anëtarët e rinj të bordit ekzekutiv të federatës:

1. Besim Hajdari

2. Besnik Behluli

3. Blerina Boshnjaku

4. Edona Shabani

5. Feim Rama

6. JetonOruçi

7. Linda Zeqiri

8. Miranda Dacaj

9. Qamil Vishaj

10. Ridvan Hashani

Anëtarët e bordit apelit të federatës:

1. Sheremet Hoti (kryetar)

2. Veton Gota

3. Nexhmedin Krasniqi

4. Naim Ferati

5. (do caktohet nga bordi ekzekutiv për deri në kuvendin e ardhshëm)

Anëtarë e këshillit mbikëqyrës:

1. Bekim Kryeziu (kryetar)

2. Veton Pira

3. Sadri Hulaj

Anëtarët e komisionit disiplinor:

1. Arton Haxhijaj (kryetar)

2. Jeton Mazreku

3. Nezir Lokaj

Anëtarët e Komitetit të gjyqtarëve:

1. Bashkim Gashi (Kryetar)

2. Burim Gjoci

3. Isak Maxhera

Anëtarët e komitetit të veteranëve:

1. Adem Berisha (kryetar)

2. Vehbi Raçi

3. Remzi Shala

Anëtarët e komitetit të trajnerëve:

1. Drejtori i reprezentacionit (kryetar)

2. Dardan Imami

3. Ardian Lamaxhema

Kreshnik MAHMUTI dhe Linda ZEQIRI kampion te turneut TOP 12 (M) dhe TOP 8 (F) per Senior

Me daten 26 dhe 27 dhjetor ne SHFMU "Tefik Canga" ne Ferizaj u mbajt turneut TOP 12 (M) dhe TOP 8 (F) per Senior. Garat u zhvilluan ne atmosfere sportive dhe pati shume ndeshje interesante. Pas 11 (M) dhe 7 (F) xhirove te zhvilluara u arriten keto rezultate :

Meshkujt:

1. Kreshnik Mahmuti

2. Fatih Karabaxhaku

3. Dardan Imami

4. Blend Hajdari

5. Eroll Boshanjaku

6. Ylli Maloku

7. Erxhan Karabaxhak

8. Veton Gota

9. Orhan Kurteshi

10. Alimehmet Kaqaniku

11. Feim Rama

12. Imran Ramadani

Femrat :

1. Linda Zeqiri

2. Alma Mehmeti

3. Ilirjana Haliti

4. Shega Hashani

5. Hanife Zeqiri

6. Jerina Rexhepi

7. Alma Hoxha

8. Taibe Ruli

Urime dhe suksese. FPPK

KPP DRITA nga Gjilani - Kampion i Superliges se Femrave te Kosoves per vitin 2020

 

KPP Drita (femrat) perfundoi sezonen ne garat ekipore me nje bilanc perfundimtare me 15 fitore dhe 1 humbje, te cilen humbje e pesuan nga KPP Ahmet Hoxha me rezultat 3:1, e i cili ekip poashtu perfundoi garat ekipore me 15 fitore dhe 1 humbje dhe pasi ne sezonin pranveror KPP Drita ka shenuar fitore me rezultat 3:1 ndaj KPP Ahmet Hoxha, kampioni u percaktua vetem pas llogaritjes se diferences ne sete te ndeshjeve individuale (18:15 ne favor te KPP Drita) dhe ne saje te diferences prej +3 seteve te ndeshjeve individuale ne favor te KPP Drita ata edhe u shpallen Kampion dhe nga Kryetari i FPPK, z. Beqiri pranuan medaljet dhe Kupen e Kampionit!

Anetaret kampion te KPP DRITA nga Gjilani:

- Linda Zeqiri

- Alma Mehmeti

- Bleona Mehmeti

- Hanife Zeqiri

- Jeton Azizi (trajner)

Urime KPP Drita !

KPP Lidhja e Prizrenit (J) - Kampion i Liges se Junioreve te Kosoves per vitin 2020

 KPP Lidhja e Prizrenit (juniorë) perfundoi xhiron e 18-te (te fundit) ekipore dhe u shpallen Kampion te Liges se Junioreve te Kosoves per vitin 2020 me 18 fitore dhe asnje humbje dhe nga Nenkryetari i FPPK, z. Besim Hajdari pranuan medaljet dhe Kupen e Kampionit!

Anetaret kampion te KPP Lidhja e Prizrenit (juniorë):

- Fatih Karabaxhak

- Blend Hajdari

- Shaban Peza

- Eren Kaqaniku

- Rifat Rifati (trajner)


Urime KPP Lidhja e Prizrenit !

Argjend Ferati (kryetar i Komisionit të Marketingut në FPPK), përzgjedhet nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITTF) që të jetë Promovues formal i Ditës Botërore të Pingpongut në vitin 2021 për Kosovë.

Argjend Ferati (kryetar i Komisionit te Marketingut ne FPPK), perzgjedhet nga Federata Nderkombetare e Pingpongut (ITTF) qe te jete Promovues formal i Dites Boterore te Pingpongut ne vitin 2021 per Kosove.

Per kete aktivitet, Argjendi do te perkrahet nga ITTF me mjete materiale/logjistike dhe veshmbathje formale derisa edhe FPPK do hartoje nje program te bashkepunimit te perbashket me ITTF ne festimin e promovimin e kesaj dite me rendesi. Objektiva e Argjendit eshte te organizoje nje ngjarje sportive per te shenuar Diten Boterore te Pingpongut me 06 prill 2021 me fokus ne fuqizimin e femrave dhe barazine gjinore dhe motivoje te tjeret te merren me sportin e pingpongut!

Urime dhe suksese Argjend! 

Priping organizon turneun "PINK PONG Breast Cancer Awareness"

 

KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, "PINK-PONG Breast Cancer Awareness" për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.

Pjese e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK!

Ky turne është përkrahur nga Kompania e Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria në Kosove dhe Rotary Club Neëborn Prishtina. Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse juve krejt çka ju duhet është të vini në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2020, nga ora 18:00.

Me respekt,

Keshilli organizativ

048 406 406

Shtyhen aktivitetet e parapara deri më 27 mars

Siç edhe jeni në dijeni Organizata Botërore e Shëndetësisë, KoronaVirusin, virus i cili ka përfshi të gjithë rajonin dhe më gjerë, e ka shpallë pandemi botërore. Dhe, si rrjedhojë e kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private. Po ashtu edhe Ministria e Sportit dhe KOK-ut kanë marrë vendim që të gjitha aktivitetet të zhvillohen pa pjesëmarrje të publikut.

Andaj Bordi i FPPK-së ka marrë vendim që aktivitetet e parapara me 14,15,21 dhe 22 mars të shtyhen deri pas 27 marsit, me qëllim që të jemi të kujdesshëm për shëndetin e anëtarëve të FPPK-së.

Bordi do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të eksplorojë mundësitë për datat e reja eventuale në koordinim me Komisionin e Garave, e do ju informojë në kohën e duhur tonë për çdo azhurnim, duke e mbajtur gjithmonë përparësinë kryesore shëndetin e lojtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë. 


 Ftesë për Ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitin 2019

FPPK fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitin financiar prej 01.01.2019 deri me 31.12.2019.


Datat e publikimit: 06 mars 2020
Data e mbylljes: 10 mars 2020, ora 16:00
Data e njoftimit: Më së largu me 11 mars 2020 (Pas mbajtjes së Mbledhjes së Bordit që është e paraparë me 10 mars 2020)


Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit
Autoriteti kontraktues: Federata e Pingpongut te Kosoves


Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:
– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.


Oferta duhet të përmbajë:
– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, FPPK do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).


Ofertat duhen të dërgohen ne [email protected]

2022-09-18

U zhvilluan xhirot e radhës në kampionatin ekipor për U17

2022-09-17

Fatihu i artë në turneun ndërkombëtarë "Zegin Open 2022"

2022-09-12

Organizohen xhirot e radhës në ligën U17, ligën e parë dhe ligën e dytë

2022-09-11

Zhvillohen xhirot e para të sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në pingpong

2022-09-10

U zhvilluan xhirot e para të sezonit vjeshtor në garat ekipore për U17

2022-09-06

Organizohen xhirot e para të sezonit vjeshtor në ligën e juniorëve dhe superligën e Kosovës në pingpong

2022-09-04

U zhvilluan xhirot e para të sezonit vjeshtor në ligën e parë në pingpong

2022-08-28

U organizua me sukses seminari për ngritjen e kapaciteteve për Rajonin e Ballkanit Perëndimor

2022-08-26

Organizohet seminar për ngritjen e kapaciteteve per Rajonin e Ballkanit Perëndimor

2022-07-19

FPPK dhe Komiteti Paralimpik i Kosovës organizuan turne në pingpong për personat me nevoja të veqanta

2022-07-16

KOMUNIKATË

2022-07-15

Kosovës i shkelet e drejta për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të të rinjve 2022